GazetaMax
Lajme

BDI: Heshtja e Mickoskit ndaj luftënxitjës së Nikollovskit, aprovim i orientimit antishqiptar të VMRO-së

Heshtja e Mickoski ndaj deklaratave luftënxitëse të bashkëpartiakut të tij, Aleksandar Nikollovski është aprovim i sërishëm publik i orientimit antishqiptar të VMRO DPME-së dhe demaskim i plotë i qëllimeve të tyre strategjike për acarimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Mesa duket fotografia e liderit të tij, Mickoski me kallashnikov në duar ka frymëzuar Nikollovskin që të përdorë retorikë të urrejtjes ndaj bashkëqytetarëve të tij shqiptar, fjalor i papranueshëm dhe skandaloz për një politikan të kohës së sotme.

Këtë periudhë opinioni ka qenë dëshmitar i një vargu të veprimeve antishqiptare nga VMRO DPMNE, duke filluar nga shpifjet e akuzat pa fakte për udhëheqësit e politikës shqiptare në vend, politikat raciste lokale të bojkotimit të shqiptarëve, për të arritur tashmë deri te tashmë kërcënimet direkte me luftë dhe prishje të rendit publik.

VMRO DPMNE-ja, Levica, të gjithë bashkëpunëtorët e tyre dhe ata shqiptarë që janë vendosur në shërbim të këtyre agjendave, duhet ta dijnë se veprimet e këtilla nuk kalojnë, asnjëherë nuk do të mund ta defokusojnë opinionin dhe vendin nga fryma europiane me gënjeshtra e mashtrime që janë doktrinë e dëshmuar dhe mirë e demaskuar edhe me vendime gjyqësore për krim dhe korrupsion.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe të gjitha forcat progresive në vend nuk do të lejojnë prishjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike të ndërtuara me shumë investim politik vendor dhe ndërkombëtar.

Related posts

Moti sot me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu

Gazetamax.mk

Diabetikët dy muaj pa shirit për matjen e sheqerit

Gazetamax.mk

Mediat boshnjake: Regjistrohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm

Gazetamax.mk