GazetaMax
Lajme

BDI riafirmon qëndrimin e saj parimor për drejtësi të plotë, të pavarur dhe të pandikuar nga politika

Tragjedia e ndodhur kërkon përgjegjësi të qartë dhe institucionale, pa manipulime për përfitime politike.

Fatkeqësisht, po shohim se pushteti po përpiqet me çdo mjet të mbrojë të vetët dhe të shpërqendrojë opinionin publik duke kërkuar fajtorë diku tjetër.

Kjo qasje selektive dhe e padrejtë dëmton jo vetëm besimin e qytetarëve te institucionet, por edhe vetë procesin e drejtësisë.

Ne nuk do të biem në kurthin e politikës së fajësimeve dhe përçarjeve.

Për ne, drejtësia nuk mund të ndahet në ‘tanët’ dhe ‘të tyre’ – ajo duhet të jetë njësoj për të gjithë.

Ndaj, i bëjmë thirrje institucioneve të qëndrojnë mbi çdo ndikim dhe të sigurojnë një proces transparent, të paanshëm dhe të drejtë.

Vetëm e vërteta dhe përgjegjësia e plotë mund ta kthejnë besimin e qytetarëve.

Çdo përpjekje për ta devijuar këtë proces nuk është në shërbim të drejtësisë, por në shërbim të atyre që duan të fshehin të vërtetën.

Related posts

Qeveria miratoi udhëzime për koordinimin dhe përgatitjen e procesit të skriningut

Gazeta Max

Dehari nga Sellca e Tetovës: Amaneti i dëshmorëve na obligon të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të ndritur

Gazeta Max

Bekteshi mori pjesë në Takimin e 20-të ministror të Komunitetit energjetik

Gazeta Max