GazetaMax
Lajme

BDI të shtunën mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie

Tetovë, 18 Nëntor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të shtunën mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie. Siç mësohet, mbledhja është thirrur në orën 14:00 ndërsa do të fokusohet mbi revizionin e raportit të fundit për punën e ekzekutivit të BDI-së.

Ndërkohë sa ASH-ja vazhdon negociatat për t’u bërë pjesë e Qeverisë, burime brenda grupit të zjarrit në BDI thonë se grupi janë kundër këtij veprimi (zgjerimi i shumicë) pasi sipas tyre kjo bëhet për t’i heshtur zërat ndryshe brenda partisë së Ali Ahmetit.

Të pyetur nëse ky veprim i ASH-së neutralizon grupin e zjarrit, këta të fundit thonë se përkundrazi një veprim i tillë do të ashpërsonte edhe më shumë luftën brenda-partiake.

Në mbledhjen e fundit ekzekutivi dha llogari për punën e tyre, ndërsa kreu i partisë ia besoi Artan Grubit, Faton Ahmetit dhe Izet Mexhitit redaktimin e raportit. Ndonëse eksponentë të caktuar brenda BDI-së kishin deklaruar se llogaridhënia për punën e ministrave dhe zëvendësministrave ka përfunduar, nga grupi zjarrit lënë të kuptohet se akoma nuk i kanë larë hesapet me ekzekutivin dhe se dështimi sipas tyre i ekzekutivit do të jetë tema kryesore edhe në takimin e ditës së shtunë.

Nga BDI zyrtarisht kishin deklaruar se në mbledhjen e 19 nëntorit do të diskutohet për punën e krerëve të komunave me të cilat udhëheqin kuadro të BDI-së.

Related posts

Hoxha: Do tentojmë nëpërmjet deputetit tonë në Kuvend që të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdohet udhëtimi drejt BE

Gazetamax.mk

Kovaçevski për vizitë në Tetovë dhe Gostivar

Gazetamax.mk

Do të intensifikohen debatet për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk