GazetaMax
LAJME

BE-ja dëbon në mënyrë masive azilkërkuesit

Bruksel, 25 Janar – Rritja e ndjeshme e kërkesave për azil ka vënë në lëvizje Bashkimin Europian, që po kërkon të ndalë fenomenin përmes një strategjie të re.

Për këtë arsye, Komisioni i BE-së në Bruksel prezantoi planet për krijimin e një sistemi të përbashkët për dëbimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi.

“Po përballemi me një rritje të ndjeshme të emigracionit ilegal. Më shumë se 330.000 klandestinë janë zbuluar nga Frontex vitin që shkoi, një rritje kjo me 100.000 krahasuar me vitin e mëparshëm.

Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve as nuk kanë vërtet nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, por aplikojnë gjithsesi“, u shpreh Ylva Johannsson, Komisionere e çështjeve të brendshme.

Sipas Komisionit të BE-së, në vitin 2022 janë paraqitur 920.000 kërkesa për azil.

Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të kërkojë që shtetet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar.

Për këtë arsye, brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex është krijuar një komision i posaçëm.

Related posts

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

e-max

Hapen korridoret humanitare në qytetet e rrethuara nga forcat ruse në Ukrainë

e-max

Kasami për vizitë në Danimarkë

e-max