Behramaj i del krah Grudës: Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë, mbaje kokën lart dhe ndjehu krenar

Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklarimit të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me kërkesën e kësaj partie për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar  nga presidentja.

Përmes një statusi në Facebook, Behramaj i ka dalë në mbrojtje Grudës, duke thënë se ai është vendosur padrejtësisht në këtë pozitë dhe se po detyrohet të përballet me, siç i ka quajtur ai, intriga dhe konspiracione rreth ligjit.

Ai i ka bërë thirrje Grudës që të mos ndikohet nga kritikat dhe ta mbajë kokën lart, duke i dhënë edhe një mesazh për zhvillimet e ardhshme politike.

Postimi i tij, pa ndërhyrje:

Përparim Gruda po me vjen keq qe per arsye qe ne i dime, po duhet te tolerohen intrigat dhe konspiracionet qe po “ziejne” rreth ligjit. Je vendosur padrejtesisht ne kete pozite dhe te ka rene hise te durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje koken lart dhe ndjehu krenar!

Edhe behu gati per gare!