Sunday, May 10, 2026

Lajmi në kohë reale

Bekim Sali: Bashkimi i VLEN-it është përgjigje e kërkesës së qytetarëve, rruga evropiane e vetmja alternativë

Sekretari i përgjithshëm i VLEN dhe kryetari i deritanishëm i Alternativa, Bekim Sali, në fjalimin e tij në Kongresin e sotëm theksoi se bashkimi brenda këtij koalicioni është rezultat i drejtpërdrejtë i kërkesës së qytetarëve.

Ai u shpreh se konsolidimi i forcave politike shqiptare në VLEN vjen si përgjigje ndaj nevojës për unitet dhe përfaqësim më të fuqishëm në skenën politike.

Sipas Sali, rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut mbetet i pashmangshëm dhe përfaqëson të vetmen alternativë për të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se procesi i integrimit evropian kërkon bashkëpunim dhe përgjegjësi politike, duke e vlerësuar VLEN-in si një faktor që mbështet këtë orientim strategjik.

Latest Posts

Mos e humb lajmin