GazetaMax
Lajme

Bekteshi: Nga 1 dhjetori, buka, qumshti dhe mishi do të ulen për 13%

Shkup, 18 nëntor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi, pret ulje të çmimit të produkteve ushqimore bazë nga pesë në 12-13 për qind në fillim të dhjetorit. Nëse nuk ka një ulje të tillë, siç tha ai sot pas takimit me prodhuesit dhe përfaqësuesit e tregjeve më të mëdha zinxhirore, do të miratohen masat e reja që dalin nga Ligji i Tregtisë.

“Ajo që ishte barra më e madhe për kompanitë është zgjidhur. Për këtë arsye ne në vazhdimësi mbajmë takime me prodhuesit e produkteve ushqimore bazë. Ata mund të paraqesin propozimet e tyre dhe kjo, me kërkesën time, duhet të ndodhë javën e ardhshme. Aty ku ka mundësi do të ndërhyjnë institucionet kompetente. Megjithatë, sipas të gjitha projeksioneve dhe analizave, pres një ulje të tillë pothuajse në çdo produkt të shënuar në Vendimin e Drejtorisë doganore. Po, mund të ndodhë që të ketë rritje të çmimit të lëndëve të para të importuara, por sigurisht që ka mekanizma të caktuar për ta stabilizuar atë dhe nëse ky është problemi për ulje shtesë të çmimeve, ne jemi gati që edhe kjo të bëhet, por së pari duam të shohim se ka një vullnet që kriza të mos jetë barrë e qytetarëve, pra konsumatorëve, por që ta shpërndajmë të gjithë, theksoi ministri.

Ai po ashtu përmendi se qytetarët mund të lajmërohen në baza ditore në Inspektoratin Shtetëror të Tregut nëse vërejnë se diku nuk ka ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

“Tashmë ka filluar trendi i uljes së çmimeve të disa produkteve, veçanërisht bukës, qumështit, produkteve të qumështit dhe disa produkteve të mishit. Një prodhues i caktuar qumështi para 4-5 ditësh kishte çmim mbi 80 denarë, ndërsa sot çmimi është 76 dhe me shumë mundësi nga 1 dhjetori do të ketë ulje të mëtejshme. Disa prodhues të bukës kanë çmime mbi 40 denarë, ndërsa sot variojnë nga 36 deri në 38 denarë. Dhe atje presim një ulje të mëtejshme. E njëjta gjë vlen edhe për produktet e mishit. Sipas të gjitha përllogaritjeve, në ditët në vijim do të ketë ulje të mëtejshme, duke pasur parasysh se të gjitha procedurat në shitjet e EMV për lidhjen e kontratave me kompanitë prodhuese të produkteve bazë ushqimore po përfundojnë, nënvizoi ministri.

Në takim, prodhuesit, siç tha Bekteshi, janë njoftuar edhe se janë duke u bërë analiza për masat shtesë që duhet të merren deri në fund të vitit.

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e prodhuesve dhe tregjeve më të mëdha zinxhirore, siç bën me dije Bekteshi, është diskutuar për ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorëve, i cili tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Related posts

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Sarajit

Gazetamax.mk

Në Shkup janë sanksionuar 83 shoferë

Gazetamax.mk

Partnerët e koalicionit në takim në selinë e LSDM-së

Gazetamax.mk