GazetaMax
Lajme

Bekteshi: Prodhuesit e bukës kanë detyrim ta prodhojnë dhe ta vendosin në qarkullim bukën me çmimin e ngrirë

Shkup, 2 mars – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij në Fesjbuk e ka publikuar vendimin me të cilin prodhuesit e bukës obligohen ta prodhojnë ta vendosin në qarkullim bukën me çmimin e ngrirë.

“Vendim për përcaktimin e detyrimit të tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të caktuara të mallrave individuale tek konsumatorët sipas një radhitje të caktuar, me të cilën prodhuesit e bukës do të kenë detyrimin ta prodhojnë dhe ta vendosin në qarkullim bukën me çmimin e ngrirë, në një sasi prej të paktën 80 për qind të prodhimit të kësaj buke në muajin dhjetor 2022.

Shitësit me pakicë që shesin bukë, kanë detyrim në strukturën e blerjes ditore të të gjitha llojeve të bukës, të kenë të paktën 80 për qind të bukës me çmimin e ngrirë, thuhet ndër të tjera në tekstin e vendimit që sot është miratuar dhe botuar në Gazetën Zyrtare.

Related posts

Shpërthejnë zjarre të reja në Kumanovë dhe Shtip

Gazeta Max

Fshehu 73 000 euro në frigorifer plazhi, provoi të hyjë në vend me “BMW” me targa të Austrisë

Gazeta Max

Deputetët e privilegjuar edhe krahas rekomandimeve të Qeverisë për kursim të rrymës

Gazeta Max