GazetaMax
Ballina

Bekteshi qetëson konsumatorët: Nuk ka problem në furnizimin me vaj ushqimor

“Nuk ka asnjë problem as në furnizim, as në prodhimin e vajit të gatimit”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai thekson se janë në komunikim të rregullt me tre prodhuesit vendorë të vajit për gatim dhe se nëse është e nevojshme do të merren masa shtesë për të zbutur presionin në fushën e rritjes së çmimit.

Bekteshi pranon se ka disa rritje të çmimeve me pakicë të vajit të gatimit për shkak të rritjes së çmimit të naftës bruto në bursa.

“Për produktet ushqimore bazë si Qeveri tashmë kemi marrë një vendim në pjesën e uljes së TVSH-së nga 5 në 0 për qind dhe po marrim masa të tjera për përcaktimin e sasive të caktuara që përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit mund të subvencionohen për prodhuesit tanë”, tha Bekteshi.

Related posts

Studimi zbulon se foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri mbi një vit kanë pikët më të larta në testet e të menduarit në adoleshencë

Gazetamax.mk

Dj. TR3NDY, i bën bashkë Butrintin dhe Elvanën, miliona klikime mashup

Gazetamax.mk

Pesë mënyra për të parandaluar në mënyrë natyrale kancerin e lëkurës

Gazetamax.mk