GazetaMax
Lajme

Bekteshi takon banorët e Shuto Orizares

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në suaza të takimeve të zyrtarëve, drejtuesve dhe eksponentëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) me qytetarë, mbrëmjen e së hënës ka realizuar një takim me banorët e Shuto Orizares.

Me këtë rast ministri Bekteshi, ka folur për masat qeveritare për ballafaqimin me krizën ekonomike, si dhe ka prezantuar të arriturat e deritanishme dhe planet për projektet e ardhshme të ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë.

“Në Shuto Orizare për të diskutuar së bashku me banorët për problemet dhe vërejtjet e tyre. Gjithashtu të gjithë bashkë u zotuam se do të qëndrojmë të rreshtuar pas vizionit të Ali Ahmetit. BASHKË”, ka theksuar ministry Bekteshi pas takimit.

Related posts

Kushtrim Ahmeti zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Tetovës

Gazeta Max

Kovaçevski: Qëndrimi i Qeverisë për kornizën negociuese është që çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale

Gazeta Max

Garë stafetore humanitare “Shtrije dorën 2022” për personat me Uillson

Gazeta Max