GazetaMax
Lajme

Bekteshi thotë se do të ulet çmimi i rrymës elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga 1 korriku pritet të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Bekteshi tha se ky konkluzion vjen duke i marrë parasysh të dhënat aktuale në energjetikë.

“Unë jam i bindur dhe nga sot mund të them se të gjitha vendimet do të jenë në drejtimin në atë që të ruhet standardi jetësorë i qytetarëve dhe të mbështeten kompanitë e vogla dhe të mesme, në këtë pjesë që të jenë sa më konkurrues, që do të thotë që nuk presim që të ketë rritje të energjisë elektrike nga 1 korriku, duke i marrë parasysh të dhënat e tanishme, ajo që parashikohet. Në të kundërtën, pritet të ketë ulje, ashtu siç bëmë nga 1 janari”, tha Bekteshi.

Related posts

Osmani: Do të thyejmë barrierat mentale, që fëmijët tanë të mos kenë ëndrra të parealizuara

Gazeta Max

4 vjetori i LGP në Shkup, Rexhepi: Nisme re që synon ngritjen e standardeve të praktikuesve ligjorë

Gazeta Max

A do të ketë ulje të rrogave në administratën shtetërore? Flet ministrja Trençevska

Gazeta Max