GazetaMax
Ballina

Beniada rrëfen të kaluarën e saj: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë

Ajo ishte njëra nga banoret më të dashura të Big Brother.
Beniada Nishani është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca.
Mes të tjerash ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.

Ish banorja e Big Brother Vip tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.
“Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla”.
“Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, ka deklaruar ajo.

Related posts

Ujë me mjaltë me kanellë vlen shumë në mëngjes

Gazeta Max

LinkedIn prezanton veçori të reja të fuqizuara nga AI

Gazeta Max

Vizita në Vjenë, drejtori Halili: Diskutohet zbatimi i ideve të përbashkëta inovative

Gazeta Max