GazetaMax
Kuriozitete

Bernardo Silva, objektivi i Barçës për vitin 2023

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva është objektivi i Barcelonës për vitin 2023.
Silva është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.
Se është i tillë tregon edhe interesimi i madh i klubit për të.
Drejtuesit e katalanasve shkuan pas portugezit edhe merkaton e verës, por lojtari nuk kishte në mend largimin nga ‘Etihad’.
Ai gjithashtu kishte thënë se është i lumtur te kampioni anglez.
Pavarësisht kësaj, sipas ‘Mundo Deportivo’, Barça do shkojë për të sërish edhe në vitin 2023.
Mbetet të shihet nëse mesfushori do ndryshojë mendjen deri në merkaton e verës së ardhshme.

Related posts

Presidenti i Nice, Rivere: Nuk e kemi kontaktuar Pochettinon

Gazeta Max

Barça afër marrëveshje për rinovimin e Gavit, kontratë afatgjate dhe klauzolë të frikshme largimi

Gazeta Max

Milan-Bolonja, befasi në formacionet zyrtare

Gazeta Max