GazetaMax
LAJME

BERZH: Mbështesim tranzicionin e Maqedonisë së Veriut drejt energjisë së gjelbër

Ohër, 26 dhjetor – Liqeni i Ohrit është destinacioni turistik numër një në vend me mbi 200.000 turistë dhe që të mbrohen bukuritë e saj me rëndësi është të sigurohet mbrojtje e natyrës unike dhe të minimizohen efektet negative ndaj mjedisit jetësor që vijnë nga turistët dhe industria, theksojnë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Hoteli Ineks Gorica’ është shembull kryesor për këtë. Para disa vitesh, hoteli instaloi panele solare në çati dhe së fundmi investoi në masa të mëtejshme për mbrojtjen e energjisë. I zëvendësoi të gjitha dritaret dhe dyert e jashtme, përmirësoi izolimin e mureve të jashtme, rinovoi çatinë dhe instaloi sistem të ri të ngrohjes dhe ftohjes, me pompa për nxemje”, thonë nga BERZH.

Nga ana tjetër, ata theksojnë se për këtë qëllim “Ineks Olgica” ka shfrytëzuar kredinë prej 379.000 euro nga “Shparkase Banka Maqedoni”, e cila është pjesë e programit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimit Evropian (BE), përmes Programit të konkurrueshmërisë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Programi mbështet bizneset e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, përmes investimeve në rritjen e konkurrencës. Ndërmarrjet mund të aplikojnë për linja të specializuara kreditore dhe në këmbim të marrin një grant që mundëson deri në 15 për qind kthim të mjeteve të investuara. Ky mekanizëm financohet nga Bashkimi Evropian. Për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme investimet në kursimin e energjisë janë mes prioriteteve.

Me këto aktivitete, BERZH-i pret që hoteli të ulë kostot e ngrohjes dhe ftohjes me më shumë se 53 për qind.

BERZH-i mbështet Maqedoninë e Veriut në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër. Investimet në burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetin energjetik janë prioritet kyç.

Madje, përfaqësuesi i BERZH-t për Maqedoninë e Veriut, Andi Aranitasi shpjegoi përfitimet e investimeve në masat e kursimit të energjisë për sektorin e biznesit.

“Efikasiteti energjetik është një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për luftën kundër ndryshimeve klimatike, ulje të kostos së energjisë për konsumatorët dhe përmirësimin e konkurrencës së kompanive. Me programe të tilla dhe me mbështetjen e granteve, BE-ja i ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kenë qasje në përdorimin e energjisë, të rrisin efikasitetin e tyre të energjisë dhe të identifikojnë ndryshimet e duhura në rritjen e qëndrueshmërisë. Kompanitë që do të zgjedhin të përdorin energji të rinovueshme, krijojnë produkte të rinovueshme dhe japin shembull pozitiv për publikun lidhur me ekonominë ideale me nivel të ulët të dioksidit të karbonit, për të cilën të gjithë angazhohemi”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Bislimovski: Do të përpiqemi maksimalisht që të mos kemi shtrenjtim të rrymës

e-max

Arsovska – Altaj: Nënshkruhet marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Konja

e-max

Çedomir Jovanoviq: Kosova që 25 vite është e pavarur nga Serbia

e-max