GazetaMax
LAJME

Spasovski: Në krye me kërcënimet e fundit hibride, viti 2022 ishte vit i sfidave për policinë

Shkup, 26 dhjetor – Muajt e fundit të vitit ishim dëshmitarë të një fenomeni bashkëkohor të sulmeve hibride, të cilat përveç shteteve të rajonit, nga Evropa, si dhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Zelanda e Re nuk e anashkaluan as shtetin tonë.

Këtë sot e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në brifingun vjetor me mediat në të cilin vlerësoi se ky ishte viti i sfidave për policinë, veçanërisht, siç tha, ku kriza e Kovidit u transformua në krizë tjetër globale – sulmet hibride.

“Evoluimi i krimit, i cili tani vjen pa fytyrë dhe pa identitet, i fshinë kufijtë dhe ka aftësi që në të njëjtën kohë të jetë në më shumë vende, kërkon përgjigje më agresive të përbashkët. Gjatë kësaj, bëhet fjalë për veprime jashtëzakonisht komplekse hetuese në lidhje me shkëmbimin ndërkombëtar të informacioneve dhe mbështetje, si si dhe me kërkesa për ndihmë ndërkombëtare juridike. Ndërsa falë jush, mediave, të informimit tuaj me kohë dhe të shpejtë, të cilat bashkë me qytetarët krijuar front të gjerë në të cilin të gjithë jemi partnerë, kreatorët e kësaj lufte hibride nuk kanë sukses në qëllimin që të krijojnë panik, frikë dhe dështim të sistemit. Për këtë, kjo do të mbetet një nga prioritetet edhe në vitin e ardhshëm 2023”, theksoi Spasovski.

Megjithatë, theksoi ministri, viti 2022 do të mbahet mend edhe për disa gjëra të bukura, ndërsa ajo është që pas 17 viteve nga marrja e statusit të kandidatëve, vendi i filloi bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian, me fillimin e skriningut në legjislacionin evropian, si hap i parë në procesin, të cilin edhe MPB e filloi dhe për momentin e realizon me sukses.

“Këtë vit pata nderin të nënshkruaj Marrëveshjen për FRONTEKS me eurokomisaren Johanson më 26 tetor këtu në Shkup, në gjuhën maqedonase pa fusnota, që është Marrëveshja e parë zyrtare e nënshkruar ndërmjet vendit tonë dhe BE-së pas fillimit të negociatave. Këtë muaj e nënshkruam dokumentin e dytë me Komisionin Evropian me eurokomisaren Johanson lidhur me Planin e Përbashkët të Veprimit për Luftë Kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor”, informoi Spasovski.

Lidhur me punën e bërë dhe rezultatet e arritura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, luftës kundër krimit, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, zbatimit të ligjeve dhe ruajtjes së rendit kushtetues dhe institucioneve të sistemit, ministri tha se statistikat flasin për tendenca stabilizuese dhe rënie tre trendeve në fushat kriminale, me ulje prej gjashtë për qind të krimit në përgjithësi, si dhe rritje të efikasitetit të policisë, ku krimet e zbuluara nga krimi i organizuar shënojnë rritje prej 40 për qind.

Ai kujtoi se duke ndryshuar rregulloret ligjore të dy ligjeve amë- për punët e brendshme dhe për policinë, rekomandimet që dalin nga Raporti i GREKO-s për vlerësimin e vendit – Raundi i pestë me temën “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit në pushtetin qendror dhe organet e rendit”,ndërsa gjatë kësaj, shtoi Spasovski, janë zbuluar 124 vepra penale në lidhje me korrupsionin, në vlerë “të rëndë” prej 227 milionë denarë, autorë të të cilave kryesisht janë punonjës të institucioneve shtetërore dhe institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

Ministri informoi edhe për 78 objekte të rinovuara plotësisht, uniforma dhe pajisje të blera për të gjithë njësitë organizative të MPB-së, rritje të tretë të pagës për pesë për qind në periudhë prej gjashtë vjet nga 01.09.2022, si dhe bonuse të paguara për pagat për rreth 6.000 të punësuar, si bonus për mbi 150 orë të realizuara jashtë orarit të punës në nivel vjetor gjatë vitit 2021.

Related posts

EMV mori 61 milionë euro për krizën energjetike, MEPSO e digjitalizon rrjetin

e-max

E diela mbetet ditë jopune, Gjykata Kushtetuese nuk ka nisur procedurë

e-max

Kërkonin oligarkun ukrainas, Mile sulmon ekipin e Tv24, policia arreston sulmuesin

e-max