GazetaMax
Lajme

Besimi në Forumin “Euromani”: Zbatojmë qasje të përgjegjshme për tejkalimin e krizës

Shkup, 25 maj – Sot në Vjenë, ministri i Financave, Fatmir Besimi po merr pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore të organizuar nga “Euromani”. Forumi konsiderohet si mbledhja më e rëndësishme për pjesëmarrësit e tregut financiar të interesuar për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe bashkon në një vend ministrat e Financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e grupeve të mëdha bankare, fondet investuese, institucionet financiare ndërkombëtare, grupacionet rajonale, përfaqësuesit e sektorit të sigurimeve.

Ministri në Forum iu referua politikave që qeveria ndërmerr për tejkalimin e krizës, si dhe përpjekjeve të vendit për krijimin e ambientit të favorshëm afarist.

“Mbajtja e kontakteve me investitorët në këto kohë është me rëndësi thelbësore. Me qëllim që të forcojmë konkurrencën tonë për të tërhequr investitorë, me ç’rast me përpjekjet tona synojmë që të ruajmë mjedisin tonë afarist sa më të favorshëm. Kjo nuk do të thotë se mbështetemi vetëm mbi konkurrencën sa i përket niveleve të pagave. Përkundrazi, vazhdojmë që të fokusohemi mbi përmirësimin e infrastrukturës, qeverisjen e mirë dhe veçanërisht mbi kapitalin njerëzor duke modernizuar sistemin arsimor. Në rrethanat aktuale, ku kriza energjetike parandalon rritjen, planifikojmë që t’i rrisim investimet në burimet e energjisë së ripërtëritshme. Së bashku me reformat strukturore tashmë të filluara, krijojmë mundësi për vazhdimin e bashkëpunimit jo vetëm me investitorët aktualë, por edhe me investitorët e huaj potencialë”, theksoi ministri Besimi.

Ai potencoi se qasja jonë sa i përket tërheqjes së investimeve u ndryshua dhe ajo synon investimet dhe investitorët që sjellin vlerë më të madhe të shtuar. Korrektësia e kësaj qasjeje, tashmë tregon rezultatet përmes marrëveshjeve të arritura për investime të reja në vlerë prej 200 milionë eurove vetëm në vitin 2021, që është rreth 20% e portofolit të investimeve në ZZHIT për periudhën 2010-2020. Në 18 muajt e fundit, shënon rritje numri i investitorëve të mundshëm që janë drejtuar në Drejtorinë e ZZHIT-së, por gjithashtu ka qenë i dukshëm edhe zgjerimi i kapaciteteve nga ana e investitorëve ekzistuese.

Qasja e re e nënkupton edhe ristrukturimin e portofolit ekzistues, me ç’rast fokusi është drejt prodhimeve farmaceutike, energjisë, transportit, si dhe investimeve me potencial të madh për rritje. Pozita jonë gjeografike, niveli konkurrues i pagave dhe forca punëtore e kualifikuar janë përparësitë që mund të ndikojnë mbi investitorët me qëllim që ta orientojnë prodhimtarinë e tyre në vendin tonë.

BE-ja është partnerja jonë kryesore tregtare dhe shumica e investimeve të huaja të drejtpërdrejta janë nga Evropa. Në këtë kontekst, integrimi i RMV-së dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor është me interes primar politik, të sigurimit dhe gjeostrategjik për rajonin dhe BE-në. Vendi ynë është i përkushtuar në agjendën e BE-së dhe BE-ja vetëm me të gjitha vendet e këtij rajoni do të jetë e fortë, e qëndrueshme, e sigurt dhe prosperuese.

Forumi i Evropës Qendrore dhe Lindore mbi 25 vite në një vend i bashkon botuesit, investitorët, ndërmjetësuesit dhe hartuesit e politikave nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe më gjerë, me qëllim të lidhjes, marrjes së njohurive të dobishme dhe ndihmës në krijimin e agjendës për vitin që paraprin.

Related posts

Domi: Qeveria e Re e Maqedonisë mike e Putinit dhe Vuçiçit (VIDEO)

Gazetamax.mk

Shkatërrohet grupi kriminel, kontrabandonin emigrantë, në pranga nëntë persona

Gazetamax.mk

Tentoi të kalojë kufirin me Kosovën, arrestohet nga policia

Gazetamax.mk