GazetaMax
Lajme

Bilall Kasami në Gajre: Malësia e Tetovës është forca jonë për një të ardhme më të fortë

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kandidati për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, sonte zhvilloi një takim me banorët e fshatit Gajre.

Në atmosferë miqësore, u diskutuan problemet me të cilat përballen banorët në përditshmëri, por edhe idetë dhe vizioni për zhvillimin e Tetovës.

Kasami u shpreh se malësia e Tetovës gjithmonë ka qenë shembull i forcës dhe qëndrueshmërisë, ndërsa këto vlera janë të domosdoshme për të ecur përpara si qytet.

Ai shtoi se 19 tetori do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Tetovës, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe unitetit për një të nesërme më të mirë.

Related posts

Lajti lesh “HOXHA” – Në Kuran nuk ka ligj që i dënon homoseksualët

Gazeta Max

Janë mbledhur 260,000 euro për të prekurit në Turqi dhe Siri

Gazeta Max

Ahmeti dhe Lika në Sellcë zbulojnë pllakën përkujtimore të Ilaz Ademit, i pari hapi dyert e UÇK-së

Gazeta Max