GazetaMax
Lajme

Bisedimet me BE: Lëvizja e lirë e kapitalit në agjendën e skiningut dypalësh me Komisionin Europian

Në agjendën e skriningut bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian sot në Bruksel vazhdon takimi dypalësh për kapitullin e katërt – Lëvizja e lirë e kapitalit, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut e udhëheq zëvendës kryenegociatorja me Bashkimin Evropian Drita Abdiu- Halili, kurse grupin e punës për këtë kapitull e përbëjnë përfaqësues nga Ministria e financave, Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni i letrave me vlerë, Regjistri qendror, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, Shërbimi i Inteligjencës Financiare, Ministria e punëve të brendshme, Policia financiare, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit si dhe Sekretariati për çështje evropiane.

“Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të harmonizuar legjislacionin kombëtar me atë evropian në këtë fushë, që nënkupton liberalizim të plotë dhe në faza të flukseve të kapitalit nga llogaritë financiare, dhe e gjithë kjo konform fazës së dytë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, që filloi në dhjetor të vitit 2018” – theksoi mes tjerash në fjalën e saj hyrëse përpara ekspertëve të Bashkimit Evropian zëvendës kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.

“Vlen të theksohet se në fushën e lëvizjes së kapitalit dhe pagesave, në përputhje me MSA-në, Ligji ynë për veprimtarinë valutore parasheh liberalizimin gradual të lëvizjes së kapitalit. Për sa i përket sistemeve pagesore, korniza aktuale ligjore e vendit tonë e cila rregullon funksionimin e sistemit të pagesave është kryesisht e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Në prill të vitit 2022, u miratua Ligji për Shërbimet pagesore dhe Sistemet Pagesore, i cili kryesisht është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Shërbimet pagesore e njohur si Direktiva “PSD2”, si dhe me direktivat e tjera të BE-së mbi paranë elektronike dhe operacionet pagesore. Ky ligj zbatohet nga janari 2023 dhe që atëherë transaksionet e pagesave kryhen jo vetëm nga bankat, por edhe nga institucionet të tjera të licencuara pagesore” – shtoi Abdiu-Halili.

Ndër liritë themelore që mbështesin tregun e vetëm të BE-së (lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit), lëvizja e lirë e kapitalit është më e fundit. Liria e lëvizjes së kapitalit u bë drejtpërdrejt e aplikueshme përmes traktatit të Mastrihtit.

Qëllimi i lëvizjes së lirë të kapitalit është të mundësojë shpërndarje efikase ndërkufitare të kapitalit fizik dhe financiar për qëllime investimi dhe financimi.

Për qytetarët, kjo nënkupton mundësi për të kryer më shumë transaksione, duke përfshirë hapjen e llogarive bankare jashtë vendit, blerja e letrave me vlerë në kompani të huaja, investime aty ku është kthimi nga investimet është më i mirë si dhe blerjen e pasurive të paluajtshme jashtë vendit.

Për bizneset, lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton investim dhe blerje të bizneseve përbrenda tregut të vetëm të BE-së, si dhe sigurimin e kapitalit të lirë dhe të volitshëm.

Gjatë kësaj jave delegacioni i Maqedonisë së Veriut mbaroi me sukses skriningun bilateral për kapitujt 1 dhe 4, Lëvizja e lirë e mallrave dhe Lëvizja e lirë e kapitalit që janë 2 nga 4 liritë themelore mbi të cilat bazohet tregu i vetëm i BE-së.

Related posts

Atikorrupcioni për raportin e KE-së, pasqyron realitetin sa i përket korrupcionit

Gazetamax.mk

Opozita bojkoton Kuvendin, ‘fajëson’ PS-në për disfatën në zgjedhjet e 14 majit

Gazetamax.mk

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Gazetamax.mk