GazetaMax
Lajme

Biznesi kërkon departizim të institucioneve për lehtësimin e procesit negociues me BE-në

Shkup, 25 nëntor – Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot ka pasur takim pune me delegacionin e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga kryetari i saj Branko Azeski, në të cilin është biseduar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e eurointegrimeve dhe pjesëmarrjen në sektorin e biznesit në procesin e negociatave.

Në takim, siç informojnë nga Oda Ekonomike, Azeski thekson se Oda ka rol kyç në procesin e negociatave me BE-në ka rol kyç, duke e pasur parasysh se transpozimi i rregullores dhe obligimet të cilat do të ndërmerren duhet t’i implementojnë vetë kompanitë.

Ai theksoi se nevojitet departizim i institucioneve, ndërsa si shembull e theksoi Entin shtetëror për statistikë, i cili, siç tha, ka rol kyç në vlerësimin e parametrave realë të shtetit.

Në të njëjtën kohë, në takim Azeski theksoi në bashkësia e biznesit pret që vendi në procesin negociues përkohësisht ta harmonizojë përshtatjen me rregulloren e BE-së dhe të mos marrë obligime që kanë implikime financiare për kompanitë, nëse kjo nuk është e nevojshme. pra nëse mund të shtyhet për një periudhë të caktuar kohore.

Sipas Odës, zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili është edhe kryenegociator i vendit me BE-në, informoi se në dhjetor do të organizohet një dëgjim publik për kapitujt dhe grupimet ekonomike, ku analizat dhe inputi i bashkësisë së biznesit kanë rëndësi të madhe për shtetin.

Në takim u konkludua se roli i odave, veçanërisht i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, si bashkësia më me ndikim afarist, në procesin e negociatave me BE-në është me rëndësi të madhe, sepse kanë lidhje kyçe me kompanitë dhe do të sigurojë transparencë në proces.

Related posts

Pas alarmit për bombë, policia po kontrollon autobusët, më pas lëshohen në qarkullim

Gazetamax.mk

Sali jep lajmin e shumëpritur: Rrisim rrogat në shëndetësi

Gazetamax.mk

Trençevska: Punonjësit e kënaqur krijojnë historinë e suksesit të kompanive më të mira

Gazetamax.mk