GazetaMax
Lajme

Biznesmeni Drin Ahmeti sqaroi sot në detaje mënyrën e investimit dhe blerjes së qendrës së biznesit “Soravia”

Biznesmeni Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, kompania e të cilit është pronari i ri i qendrës së biznesit “Soravia”, ka shpjeguar para opinionit se si i ka ardhur ideja për të blerë këtë pronë në qendër të Shkupit.

Ai ka shpjeguar se ka marrë vesh për borxhet që ka qendra e biznesit, të cilat nuk mund t’i kthejë dhe më pas ka kontaktuar me miliarderin dhe investitorin austriak Hanno Soravia.

Ka pasur diskutime dhe analiza dhe më pas Drin Ahmeti ka vendosur me kompanitë për blerjen e qendrës së biznesit, por edhe për shlyerjen e borxheve.

“Vitin e kaluar e filluam nga prilli kur dërguam një letër për të pasur akses në të gjitha të dhënat e rëndësishme financiare për të gjitha kompanitë që kanë aksione në ‘Soravia’. Kemi kërkuar informacion për të analizuar të dhënat dhe kemi kuptuar se ata kanë një borxh të madh, të cilin nuk mund ta kthejnë. Ne e pamë këtë si një mundësi për të bërë diçka. Pas bisedimeve, vendosëm ta shikojmë këtë si një mundësi, vendosëm të shkojmë në një takim në Vjenë, me zotin Soravia. Aty paraqita kompaninë time, konsorciumin tim. Kemi diskutuar për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për pronën“, tha Ahmeti.

Ai theksoi se miliarderi dhe investitori austriak Hanno Soravia, i cili mbeti me 10 për qind të aksioneve në qendrën e biznesit, kërkon partnerë në biznes.

Drin Ahmeti gjeti një linjë krediti me kompanitë për të paguar borxhet.

Hanno Soravia i mirëpriti diskutimet. Ai e shihte se kishte kimi mes nesh dhe donte një sugjerim specifik për situatën. Dhe ai donte të kishte një aksion të vogël në kompaninë që kishte deri më tani. Ne kemi diskutuar nga tetori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti kur kemi nënshkruar një kontratë. Në marrëveshjen, e cila u arrit në lidhje me financat, nga ana jonë pjesëmarrja u gjet përmes një banke në Shqipëri, ku ortaku ka pjesën e tij. Për “Soravian” kemi paguar 51 për qind”, ka shtuar Ahmeti.

Ai bëri të ditur se kompania ka më shumë se 20 milionë euro detyrime.

Ne morëm si përgjegjësi borxhin e ‘Soravias’. Për shlyerjen e borxhit të ‘Soravias’ ne kemi marrë një linjë kredie prej 6 milionë eurosh, nga të cilat tre milionë janë miratuar. E gjithë kjo bëhet për të ardhmen e Soravisë”, tha Drin Ahmeti.

Related posts

28 vite me Tv Festa

Gazetamax.mk

Hetim kundër personit nga Ohri për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore

Gazetamax.mk

Drejtori Selami raporton për të arriturat e vitit 2023 në Byronë për Metrologji

Gazetamax.mk