GazetaMax
Lajme

Blerim Sejdiu viziton Uzurmishtin: Bashkë i bëjmë realitet projektet e së ardhmes

Sonte, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, së bashku me kryetarin e Shtabit Zgjedhor, Latif Arifi, u takuan me banorët e Uzurmishtit në një takim të hapur. Qytetarët diskutuan për projektet aktuale dhe ato që do të realizohen në të ardhmen.

Sejdiu theksoi rëndësinë e këtyre takimeve, duke i cilësuar si një mënyrë për të ndërtuar vizionin e zhvillimit të komunës mbi nevojat dhe idetë e qytetarëve.

Nga përmirësimi i rrugëve, infrastruktura dhe ujësjellësi, te projektet rinore, çdo iniciativë synon zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit dhe të gjithë komunës.

“Uzurmishti ecën përpara sepse punët nuk ndalen. Bashkë i bëjmë realitet projektet e së ardhmes! , u shpreh Sejdiu, duke u angazhuar për vijimësinë e projekteve që përmirësojnë jetën e banorëve.

Related posts

MPJ me reagim të ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit bullgar Xhambaski

Gazeta Max

Ditë e hapur për ekspozimin e avionëve në aeroportin sportiv “Stenkovec”

Gazeta Max

Klipin e ri të David Dreshaj duan ta bllokojnë por artisti demaskon me lejen që ka

Gazeta Max