GazetaMax
Lajme

Blinken pret në takim ministrin Osmani

Uashington, 3 Qershor – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është pritur në takim nga sekretari Shtetëror i SHBA-së, Antony Blinken

“Falënderim i veçantë për dialogun e shkëlqyer strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit. Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se SHBA-të mbështesin pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.

“Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Osmani.

Related posts

6 muaj bisedime ende pa ofertë konkrete! A po e tall LSDM – ASH-në e Taravarit?

Gazeta Max

Bulevardi i BDI-së dhe plehrat e Bilallit

Gazeta Max

Grubi: Kuvendi jep dritë jeshile propozimit të Qeverisë për heqjen e kufirit me Kosovën

Gazeta Max