GazetaMax
LAJME

BNJVL bashkëorganizuese e konferencës “Partneritet për rajon konkurrues” në Dubrovnik

Shkup, 16 tetor – Përfaqësues të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale – BNJVL do të marrin pjesë në “CORE Days 2022”, konferencë treditore “Partneritet për rajon konkurrues”, që do të mbahet në Dubrovnik prej 16 deri më 18 tetor.

Konferenca është organizuar nga Aleanca nacionale për zhvillim ekonomik lokal – NALED, në cilësinë e Sekretariatit rajonal të Rrjetit BFCSEE (Business Friendly Certification in the South-East Europe) dhe Organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ ORF), në bashkëpunim me partnerët na Rrjetit BFS SEE, mes të cilëve është edhe BFCSEE Sekretariati nacional teknik i BNJVL-së.

Qëllimi i ngjarjes është të krijohet kulturë e partneritetit mes palëve të involvuara për zhvillim ekonomik lokal në rajon, të shërbejë si kanal organizues për nisma partnere që i përfshijnë subjektet bartëse të zhvillimit ekonomik lokal në rajon, të ndërtojë kapacitet të faktorëve për mbështetje të proceseve të zhvillimit ekonomik; të mundësojë dhe nxitë këmbim të praktikave për zhvillim ekonomik në rajon përmes identifikimit të qasjeve më me perspektivë, ndarje të përvojave dhe praktikave për aktivitetet nga domeni i zhvillimit ekonomik lokal dhe të prezantojë informata për sukses dhe/apo jo sukses në krijimin dhe mbështetjen e kërkesave për reforma në rajon të adresuara nga opinioni dhe bartësit e vendimeve.

Në Konferencë janë paralajmëruar mbi 250 pjesëmarrës, përfshirë edhe përfaqësues të autoriteteve nga niveli lokal dhe nacional, kompani aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sektori qytetar, institucione financiare ndërkombëtare, mediume etj.

Konferenca është e fokusuar në tranzicione të gjelbra dhe digjitale dhe financim inovativ të zhvillimit lokal në Ballkanin Perëndimor, si dhe të shembujve për praktika që zbatohen në rajon në sferën e inovacioneve, digjitalizimit, ekonomisë cirkulare, pronës së patundshme, politikës tatimore dhe BFCSEE, kumtoi BNJVL.

Related posts

Milevski ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen tek Kovaçevski

e-max

Ku gaboi LSDM-ja që po fuqizohet VMRO-ja?

e-max

Halili: Elita politike nuk e lufton korrupsionin, prandaj të rinjtë janë ose në parti ose emigrant

e-max