GazetaMax
Lajme

Boçvarski: Përkufizohet model i ri për fluturime të subvencionuara, mundësia për të përfshirë më shumë operatorë

Shkup, 8 shtator – Do të ketë subvencione për fluturime sipas rregullave për ndihmë shtetërore të Bashkimit Evropian. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka dorëzuar Qeverisë dekret të ri me të cilin definohet modeli i ri i shpërndarjes së mbështetjes financiare për kompanitë ajrore, informon në intervistën për MIA-n ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

“Do të jetë e mundur të përfshihen sa më shumë operatorë dhe të mos lidhemi vetëm me një. Po ashtu, po e kufizojmë intensitetin e subvencioneve siç përcakton dhe kërkon nga Komisioni Evropian, e gjitha kjo me qëllim që të mundësojmë sa më shumë destinacione për qytetarët dhe të zhvillojmë komunikacionin ajror”, shprehet Boçvarski.

Ai pret që thirrja ndërkombëtare të jetë e publikuar gjatë vjeshtës dhe në të të aplikojnë numër më i madh i kompanive të interesuara.

Përparësi do të kenë kompanitë ajrore që do të ofrojnë fluturake më të mëdhaj, linja direkte drejt aeroporteve më të mëdha dhe më shumë fluturime në javë. Në kontratën do të qëndrojë se operatori do të duhet t’i shërbejë linjat dhe pas skadimit të afatit të kontratës për periudhën që ka marrë mbështetjen e shtetit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përgatiti dhe dorëzoi në Qeveri urdhëresë të re për shpërndarjen e mbështetjes financiare për linja ajrore. Çfarë parashikon urdhëresa?

– Si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve, gjatë muajve të kaluar kemi punuar në krijimin e urdhëresës së bashku me disa institucione. Më vjen shumë mirë që tashmë e kemi komunikuar urdhëresën me Komisionin Evropian dhe prej atje kemi marrë dritën jeshile, por edhe për shkak se ajo është konkretizuar në aspektin e përfshirjes së sa më shumë operatorëve, në mënyrë që të mos lidhemi vetëm me një. Po e kufizojmë intensitetin e subvencioneve siç përcakton dhe kërkon nga Komisioni Evropian, e gjitha kjo me qëllim që të mundësojmë sa më shumë destinacione për qytetarët dhe të zhvillojmë komunikacionin ajror. Më vjen mirë që gjetëm model dhe zgjidhje dhe për shkak të asaj se kjo është një procedurë tërësisht transparente në të cilën tashmë para miratimit kemi përfshirë të gjitha institucionet dhe palët që janë kyçe për të miratuar urdhëresë me të cilin do t’i qasemi hapjes së mundësive të reja për qytetarët. Tashmë e kemi dorëzuar në Qeveri, gjatë javëve të ardhshme do të bisedojmë me legjislacionin dhe të gjitha institucionet tjera që do të duhet të japin mendim, pas çka do të dorëzohet për miratim në seancë të qeverisë. Pas miratimit nga Qeveria, ne do të jemi të gatshëm të formojmë komision dhe të shpallim thirrje përmes të cilës do të kërkojmë mbështetje. Pritjet e mia janë se tashmë gjatë kësaj vjeshte të jemi gati të shpallim thirrjen publike ndërkombëtare për të cilën presim numër më të madh të kompanive të interesuara meqë këtë herë nuk do të jetë kyçe të lidhemi me një kompani, por me më shumë.

Cila ishte arsyeja e ndryshimit të modelit të subvencionit duke marrë parasysh deklaratat tuaja se po jep rezultate?

– Mund të theksoj absolutisht se për sa i përket numrit të pasagjerëve të transportuar në dy aeroportet, viti 2019 ka qenë viti më i fortë me 2.7 milionë pasagjerë, gjë që na jep të drejtën të besojmë se politikat që kemi zhvilluar kanë qenë të sakta dhe nga ky aspekt duhet të vazhdojmë të mbështesim kompanitë që do të aplikojnë për të ushtruar këto fluturime. Pandemia, për fat të keq, bëri të vetën dhe numri i pasagjerëve në vitin 2020 ra nën 800 mijë në të dy aeroportet, në vitin 2021 numri

ishte tashmë më i lartë dhe presim që ky vit të shkojë mbi 2 milionë ose t’i afrohet rezultateve të 2019-ës. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si motori i këtyre politikave në shtet, po e krijon këtë masë dhe politikë të re pikërisht për shkak të transparencës, para së gjithash dhe për shkak të përfshirjes së më shumë operatorëve. Sigurisht që qytetarët patën shumë mundësi dhe mbështetje edhe me marrëveshjen e deritanishme që tashml nuk është më në fuqi për shkak të skadimit me kompaninë aktuale, por duam që dy aeroportet tona t’i zhvillojmë, që të ruajnë nivelin e zhvillimit. Do të vazhdojmë të krijojmë politika në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, si dhe të tërheqim sa më shumë operatorë. Nëse do të krijojmë masa dhe politika që do të tërheqin më shumë operatorë të operojnë nga aeroportet tona, do të jetë mirë edhe për shtetin dhe do të hapen edhe destinacione të tjera meqë tashmë do të jenë të pranishme në tregun tonë. Është gjithmonë më mirë kur në tregun tonë përfshihen më shumë mundësi, opsione dhe operatorë.

Ne i pranojmë rregullat evropiane për ndihmë shtetërore, ndërsa ne si shtet po rrisim kapacitetin e trafikut ajror. Modeli po ndryshon, ne nuk do të fokusohemi në një linjë ajrore, por në hapjen e një numri më të madh destinacionesh duke mundësuar konkurrimin e një numri më të madh të aviokompanive. Përparësi do të kenë kompanitë ajrore që do të ofrojnë fluturake më të mëdhaj, linja direkte drejt aeroporteve më të mëdha dhe më shumë fluturime në javë.

Në bazë të asaj që keni krijuar modelin e ri, a keni shfrytëzuar përvoja nga shtetet tjera?

Kjo është zgjidhje që e krijuam fillimisht për shkak të hapjes së mundësive të reja për qytetarët, por e përmirësojmë edhe atë të mëparshmen për të përfshirë sa më shumë operatorë që të jetë e mundshme. Në kriteret të jetë që ata të operojnë në aeroportet kryesore, më të mëdha, veçanërisht në qytetet më të mëdha, përmasa e fluturakeve dhe vendet që janë të lira për pasagjerët. Të gjitha këto kritere do të inkorporohen në mënyrë që ne, respektivisht komisioni që do të zbatojë procesin, të ketë kritere të qarta se kush është ai operator që do të ketë përparësi nëse dy-tre operatorë aplikojnë në të njëjtin destinacion. Para së gjithash, kyçe për ne do të jetë destinacioni, hapja e mundësive të reja dhe që ata të jenë të gatshëm për të shërbyer linjën ajrore gjatë këtyre viteve, por edhe të obligohen që do të operojnë me të edhe për një periudhë të tillë pas përfundimit të kontratës.

A keni biseduar tashmë me përfaqësuesit e kompanive ajrore për këto plane dhe çfarë interesi prisni?

Interesim ka gjithmonë. Më vjen mirë që komunikacioni ajror tashmë po rikthehet në shtigjet para pandemisë. Pasi të hapet thirrja dhe të gjitha kriteret dhe ajo çfarë e ofron shteti për publikun, i publikuam por sigurisht që do të jemi të gatshëm që pas shpalljes së thirrjes të bisedojmë me të gjithë të interesuarit. Para së gjithash, ne nuk jemi të interesuar se sa linja ajrore do të jenë të interesuara, e më pas sigurisht është e rëndësishme të shohim se kush nga ana tjetër do të jetë i gatshëm të marrë pjesë në thirrjen me kritere të tilla.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për qytetarët si shfrytëzues përfundimtarë të shërbimeve që duhet t’i mundësojnë operatorët që do të marrin mbështetje financiare?

Për mua është thelbësore që qytetarët të shohin përfitime, të gjitha masat dhe politikat që i bëjmë të arrijnë deri te ata. Jam i bindur se përmes këtyre politikave që krijojmë do të hapen më shumë mundësi për qytetarët, do të ketë më shumë bileta të lira për qytetarët që do të përdorin shërbimet e aeroportit dhe aeroportet tona për të udhëtuar në vende të tjera. Por, gjithsesi nga ana tjetër, është thelbësore që të gjitha këto mjete që do t’i vëmë në dispozicion, të përdoren në mënyrë që qytetari të shohë më në fund përfitimin e gjithë kësaj politike që po krijojmë. Për mua është shumë e rëndësishme që duke parë shifrat e viteve të kaluara dhe sigurisht edhe sivjet, jam i bindur se viti 2023 do të jetë më i fuqishëm edhe se viti 2019, i cili vlente si vit rekord me 2.7 milionë pasagjerë, nëse normal nuk ndodh sërish ndonjë pandemi ose pasojë nga një krizë tjetër. Motorri i këtyre ndryshimeve dhe mbështetja që do të jepet do të jetë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve së bashku me Agjencinë e Aviacionit Civil dhe operatori i dy aeroporteve – TAV Macedonia, në mënyrë që të vazhdojmë bashkërisht me zhvillimin e trafikut ajror. e me këtë të hapim sa më shumë destinacione për qytetarët tanë.

A do të ketë kufizime për profilin e kompanive ajrore që do të mund të aplikojnë në thirrjen?

Gjithçka do të definohet në urdhëresën, por duke qenë se ende nuk është miratuar nga Qeveria, nuk do të doja të ndaj më shumë detaje, ndoshta do të ndryshojë diçka gjatë konsultimeve. Kritere do të ketë me siguri. Presim të kemi bashkëpunim me kompani serioze që do ta kuptojnë seriozisht punën e tyre dhe sigurisht nëse shteti ofron mbështetje presim partner serioz nga pala tjetër që do të arsyetojë mbështetjen dhe besimin. Kriteret do të vendosen në nivel optimal në mënyrë që të marrim edhe kompani cilësore, ato të operojnë me fluturake sa më të mëdha që është e mundshme në aeroportet kryesore, gjë që do të jetë përparësi gjatë konkurimit në thirrjen.

Çfarë ndodhë me mjetet për mbështetje financiare që ishin parashikuar për këtë vit?

Modeli i subvencionimit të kompanive ajrore në shtet aplikohet nga viti 2012. Në vitin 2012 operatorit me të cilin është lidhur kontrata i janë paguar 25,6 milionë denarë, në vitin 2013 – 75,4 milionë denarë, ndërsa në vitin 2014 – 135 milionë denarë. Në vitin 2015 janë paguar 40 milionë, në vitin 2016 dhe 2017 rreth 104 milionë denarë, në vitin 2018 shuma është 43,8 milionë, në vitin 2019 66,5 milionë. Në vitin 2020 shuma e mjeteve të paguara për fluturime të subvencionuara është 21 milionë denarë, në vitin 2021 – 10,4 milionë, ndërsa sivjet nuk janë paguar mjete. Kontrata është suspenduar në periudhën derisa zgjati korona, për shkak të së cilës janë paguar mjete në vitin 2020 dhe 2021 për të ardhura të realizuara nga viti 2019.

Marrëveshja e fundit ka përfunduar në mars të këtij viti, e paraprakisht për shkak të pandemisë, në përputhje me marrëveshjen fillestare, është marrë vendim që të mos paguhen subvencionet, meqë kjo ishte parashikuar në marrëveshje në rast se miratohen masat kufizuese nga njëri prej dy shteteve ku operon kompania.

Meqenëse kontrata e fundit ka skaduar në mars të këtij viti, ne jemi duke përgatitur një thirrje të re për të cilën presim interes të madh. Trafiku ajror rikthehet në shtigjet e vjetra, tashmë këtë verë numri i fluturimeve nga aeroportet tona e ka tejkaluar vitin 2019 dhe presim që nëse vazhdon ky intensitet, t’i afrohemi këtij viti rekord dhe vitin e ardhshëm do të kemi një numër edhe më të madh të pasagjerëve. Në të njëjtën kohë, aeroportet e Shkupit dhe Ohrit duhet të mbeten në majën e aeroporteve në kategorinë e tyre.

A planifikohet rritje e shumës së mbështetjes financiare në raport me vitet paraprake?

Mbështetja financiare në përgjithësi do të jetë brenda buxhetit të viteve paraprake, me atë që tani do të bazohemi në kritere pak më ndryshe, siç e përmenda tashmë : destinacione të reja, operim në aeroportet kryesore që nuk i kemi pasur si mundësi nga shteti, nga Shkupi dhe nga Ohri, që në fund të marrim një përfitim final me destinacione të reja për qytetarët. Tani kemi mbi 35 destinacione dhe me këtë thirrje pres që ky numër të rritet dhe të hapen dyert në mënyrë që qytetarët tanë të mos udhëtojnë nga aeroportet fqinje, por të arrijnë deri te numri më i madh i destinacioneve nga aeroportet tona.

Related posts

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Gazetamax.mk

Kërkohet departament i posaçëm në PTHP për mbrojtjen e gazetarëve

Gazetamax.mk

Petrovska: Organizata e oficerëve rezervë është shembull dhe promovues i vlerave euroatlantike

Gazetamax.mk