GazetaMax
Kuriozitete

Boksieri ‘gjigant’ rus i gatshëm të luftojë kundër Ukrainës

Boksieri gjigand Nikolai Valuev është i gatshëm të luftojë për Rusinë kundër Ukrainës.
Ushtria është detyruar të thërrasë ish-boksierin 49-vjeçar kampion bote, i cili është më i gjati që ka marrë pjesë ndonjëherë në historinë e boksit, plot 213 cm.
Pasi hoqi dorë nga sporti në vitin 2099, ai iu fut politikës, duke iu bashkuar parlamentit si anëtar i partisë së Vladimir Putin.
Në një intervistë për mediat shtetërore ruse, ish-ylli i boksit tha se ishte pranuar thirrja e tij për të marrë pjesë në luftë.
Atij iu desh të shkonte dhe të regjistrohej për ushtar në zyrën e regjistrimit. “Sigurisht që do të shkoj të luftoj për vendin tim, madje që tani do shkoj në zyrën e regjistrimit,” tha ai.

Related posts

Derbi Inter – Milan, priten befasi në formacionet startuese

Gazeta Max

Real Madrid e shohin Man Cityn si rivalin direkt për Jude Bellingham

Gazeta Max

Tifozët e PSG-së shpërthejnë ndaj Messit

Gazeta Max