GazetaMax
Lajme

Borxhi i Komunës së Gostivarit gati 8 milionë euro

Borxhi i Komunës së Gostivarit ishte tema cila u bë publike nga këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët kerkuan një raport më të detajuar për harxhimet e shtuara të Komunës e të cilat po kontribuojnë rrjedhimisht ne rritjen e borxhit.

Komuna e Gostivarit fundin e tremujorit të tretë e përfundon me një borxh prej 7.812.000 euro, duke e rritur borxhin për mbi 300.000 euro vetëm për tre muaj.

Komuna e Gostivarit është renditur në vendin e 9-të sipas shumës së detyrimeve.

Vetëm borxhi i NPK “Komunalec” – Gostivar, arrin në në 3.300.000 euro.

NP për parkingje publike ka borxh prej 65.500 euro si dhe NP “Komunalec” – Gostivar ka fatura të papaguara në shumë prej 1.200.000 euro.

I pyetur së fundmi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Travari lidhur me borxhin e Komunës, ai pohoi se borxhi kap shifrën 7 milion, mirëpo sipas tij kjo punë nuk është aq me rëndësi pasi deklaroi se “Nuk ka lidhje”!

Për më tepër mund të ndiqni dhe një pjesë nga deklarata e tij:

https://www.facebook.com/watch/?v=442750037812038

Related posts

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

Gazetamax.mk

Nga nesër nuk ka transport publik falas

Gazetamax.mk

Nedellkov: Nuk bëjmë inate me Qeverinë, këto janë probleme reale

Gazetamax.mk