GazetaMax
Ballina

Botox në fytyrë? 6 gjëra që duhet të keni parasysh

1. Bëni shumë pyetje gjatë konsultimit tuajTani nuk është koha për të qenë e turpshme. “Ju duhet të mësoni nga estetisti juaj se çfarë është saktësisht botox-i, si ka efektin, sa kohë zgjat, cilat janë rreziqet / efektet anësore dhe çfarëdo pyetje tjetër që mund të keni”, thotë Dr. Cangello.2. Zgjidhni injektorin më të kualifikuar“Po, botox-i është një zakon i shtrenjtë, por kujtesë: është fytyra juaj. Estetistët që kanë më shumë përvojë dhe njohuri rreth anatomisë dhe funksionit të fytyrës janë ato të certifikuara nga Bordi Amerikan i Kirurgjisë Plastike ose Kirurgjisë Plastike të Fytyrës. Është mënyra më e mirë për të minimizuar rrezikun e komplikimeve të injeksioneve të gabuara”, këshillon Dr. Cangello. .3. Nuk duhet të jeni shtatzënë apo të ushqeni fëmijën me gji apo të tentoni të mbeteni shtatzënë gjatë marrjes së botox-it. Kjo pikë është shumë e drejtpërdrejtë, madje duhet përsëritur. Nëse je pjesë e njërës prej këtyre tri kategorive, duhet doemoes të flasësh me mjekun më parë.4. Nuk duhet të keni alergji nga veza ose nga produktet e tjeraDuhet të jeni shumë e sigurt për alergjitë tuaja, ato të trashëguara apo stinore dhe për këtë duhet folur me mjekun përpara se të bëni botox-in, sigurisht.5. Duhet të qëndroni drejt për 4-6 orë pas injektimit“Ju nuk duhet të ushtroheni ose të mbështeteni diku për rreth katër deri në gjashtë orë pas procedurës së botox-it. Kjo për të minimizuar heqjen e toksianve nga muskujt që nuk kanë për qëllim të trajtohen.6. Shmangni trajtimet e fytyrës ose lëkurës rreth zonës ku keni kryer botox shkruan class.“Ju nuk dëshironi që lëkura juaj të jetë e ndezur gjatë gjithë kohës, sidomos kur keni bërë injeksione”, thotë Dr. Cangello. Ndaj, rezervohuni në çdo lloj trajtimi tjetër përreth zonës ku keni bërë injeksionet, të paktën deri sa lëkura të qetësohet dhe të marrë një pamje normale

Related posts

Zendaya fiton çmimin ‘aktorja më e mirë në një dramë’ për rolin në “Euphoria”

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti nga Shkupi: Me popullin ndërtuam Kala që nuk përmbyset, BDI ka ngritur kuadro për këtë komb

Gazetamax.mk

5 arsye pse nuk duhet ta lini mëngjesin

Gazetamax.mk