GazetaMax
Showbizz

Britney po kalon një periudhë të vështirë, jeton në rezidencë luksoze, krejtësisht të rrëmujshme me dysheme të mbuluara nga jashtëqitjet e qenve

Me sa duket, Britney Spears po kalon një periudhë aspak rozë dhe njerëzit më pranë saj po thonë se gjendja e saj është shqetësuese.

Sipas Daily Mail, këngëtarja e “Toxic” po jeton në një rezidencë luksoze, por krejtësisht të rrëmujshme, madje me dysheme të mbuluara nga jashtëqitjet e qenve.

Një burim tha: “Britney po kalon një periudhë të vështirë, si shumë herë të tjera më parë dhe do ta shohim të përballet sërish siç ka bërë ndër vite.” Familja e saj shton se është shumë e shqetësuar: “Shtëpia është rrëmujë totale, nuk pastron pas qenve, nuk ka as pastruese çdo ditë dhe nuk po funksionon si një e rritur normale.”

Pak javë më parë, 43-vjeçarja u bë virale pasi postoi një video ku kërcente në shtëpinë e saj të rrëmujshme, ndërsa në sfond dukej qartë diçka që fansat e interpretuan si… “surprizat” e qenve të saj.

Këngëtarja ka çaktivizuar komentet, por fansat e saj e kanë shprehur shqetësimin në rrjet: “Ç’i ka ndodhur të shkretës Britney? Ky qenka çmimi i famës,” shkroi dikush në X.

Që prej lirimit nga kujdestaria ligjore 13-vjeçare në vitin 2021, Britney është bërë shumë më aktive në Instagram, ku përveç videove të kërcimeve, ka postuar foto nudo dhe klipet e famshme ku luan me thika.

Për momentin, as vetë Spears dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë dhënë koment mbi gjendjen aktuale.

Related posts

40 mijë trëndafila për ditëlindjen e Luanës – surprizë me vlerë 75 mijë euro

Gazeta Max

Edona Hossli s’ka të ndalur ka publikuar projektin e ri me titull “Pse”

Gazeta Max

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi francez mes censurës e rolit të gruas

Gazeta Max