GazetaMax
Lajme

Buçkovski: Pas propozimit për referendum qëndron ndikimi rus

Shkup, 19 Shtator – Pas histerisë anti-bullgare në Republikën e Maqedonisë, protestave dhe propozimit për referendum për anulimin e Marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë qëndron Rusia, e cila ka kohë që punon për destabilizimin e rajonit, thekson ish-kryeministrit dhe ish-përfaqësuesi special i Qeverisë për negociatat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

Ai në një prononcim për “BGNES” tha se në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase nuk ka kthim mbrapa dhe se me ndihmën e Sofjes do ta zbatojmë propozimin francez dhe do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian.

Buçkovski theksoi se Moska nuk ka interes për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk është sekret që Rusia ka kohë që po punon për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thekson ish-kryeministri.

“Pas protestave dhe pas dëshirës për të mbajtur një referendum qëndron ndikimi rus. Herët a vonë do të bëhet shumë më e qartë”, shtoi Buçkovski, duke shtuar se “jo vetëm ‘E Majta’ është pjesë e këtij skenari”.

Ai shprehu kënaqësinë që Bullgaria dhe RMV i mbajnë marrëdhënie të mira.

“Jam i befasuar këndshëm që edhe në nivel zyrtar kur kryeministra ishin Kiril Petkov dhe Boyko Borissov, si dhe disa qeveri kalimtare, ne mbajtëm marrëdhënie të mira”, tha Buçkovski, duke specifikuar se kjo ishte shumë e dobishme sidomos pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

I pyetur nëse pas pranimit të propozimit francez po hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve dypalëshe, Buçkovski theksoi: “Unë kam qenë gjithmonë optimist për marrëdhëniet bullgaro-maqedonase. Nuk ka kthim prapa, ne do të shkojmë vetëm përpara. Ka pasur probleme, kemi ngecur në një vend, por nuk jemi kthyer më. Ne do të ecim përpara”.

Related posts

Sela, Taravari, Kasami dhe Hoxha të pafuqishëm për ta shkarkuar drejtorin antishqiptar të Levicës

Gazetamax.mk

Mijëra euro dënime për shkelje të masave anti-covid, të falen rastet sociale

Gazetamax.mk

Azeski-Mickoski: Është koha për marrëveshje të re ekonomike për të ardhmen e shtetit

Gazetamax.mk