GazetaMax
Lajme

Bujar Osmani: Komuna nuk do të varet vetëm nga buxheti, por edhe nga milionat e Bashkimit Europian

Kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, në një deklaratë për media theksoi se përparësia e tij më e madhe në këtë garë është aftësia për të siguruar fonde të reja dhe për të mos u mbështetur vetëm në buxhetin komunal.

“Unë kam rrjet të gjerë kontaktesh të ndërtuar gjatë karrierës sime, si dhe përvojë të drejtpërdrejtë me fondet e Bashkimit Europian. Kam qenë tre vite koordinator kombëtar për fondet IPA dhe gjithashtu koordinator kombëtar për investime kapitale. E njoh procesin nga afër, pasi të gjitha kërkesat e komunave kanë kaluar nëpër duart e mia për përgatitjen e dosjeve. Shumë shpesh, miliona euro janë refuzuar ose kthyer mbrapa nga BE-ja, vetëm për shkak se komunat nuk kanë pasur kapacitet për të përgatitur projektet,” u shpreh Osmani.

Ai shtoi se falë përvojës dhe kontakteve të tij ndërkombëtare, komuna do të ketë mundësi të rekrutojë ekspertë nga jashtë dhe të sigurojë miliona euro nga Bashkimi Europian:
“Përparësia ime është se kjo komunë nuk do të varet vetëm nga buxheti i saj, por edhe nga miliona euro që do të mund t’i sigurojmë përmes projekteve të BE-së. Sot, këto kontakte ndërkombëtare janë një aset që dalin në ndihmë falë marrëdhënieve të mia të ndërtuara ndër vite.”

Në fund, Osmani hodhi poshtë çdo aludim për marrëveshje financiare të dyshimta:

“Nuk ka asnjë marrëveshje financiare të fshehtë. Arkitekti nga Meksika, Michel Rojkind, është angazhuar vetëm për të sjellë ide dhe për të ndihmuar me përvojën e tij profesionale. Ne jemi miq prej kohësh, jemi njohur gjatë aktiviteteve të mia ndërkombëtare dhe ai ka pranuar të më mbështesë vetëm për këtë arsye – si mik. Ai ka më shumë se një muaj që po punon në planin zhvillimor, sepse unë nuk dua të punoj pa plan. Dua që nga dita e parë të dihet se pas pesë viteve ku do të arrijë kjo punë – jo si kundërshtari im, i cili edhe pas njëzet vitesh sot po mundohet të krijojë plan.”

Related posts

167 shoferë të sanksionuar në Shkup

Gazeta Max

Nikolloski në Abu Dabi në takim me Al Muharin, zëvendësdrejtor ekzekutiv i “Mubadala” – janë shqyrtuar mundësitë për investime në Maqedoni

Gazeta Max

Testet vetëm maqedonisht, nxënësit shqiptarë braktisin garën në matematikë

Gazeta Max