GazetaMax
Lajme

“Burrneshat” e Prishtinës, zbresin në skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup

Mbrëmë, në skenën e vogël të Teatrit Shqiptar të Shkupit, u dha shfaqja “Burrneshat”, projekt skenik i Teatrit “Oda” nga Prishtina. Tekstin e dramës e ka shkruar Jeton Neziraj, ndërsa regjinë e ka bërë Erson Zymberi. Kjo shfaqje ka për temë fenomenin anakronik të “burrneshave”, gjegjësisht, të femrave nga veriu i Shqipërisë, të cilat, për shkak të ruajtjes së nderit ose trashëgimisë familjare ku nuk ka trashëgimtar mashkull, vendosin të jetojnë si burra. Sado i margjinalizuar ky fenomen në kohën më të re, ai ende është i pranishëm. Autori e gjen frymëzimin për të bërë një gërshetim interesant në kontekst të kohës moderne, ku shpërfaq kodet e zvetënuara, por të çiltëra të traditës sonë kundrejt atyre të botës moderne, gjithë farsë, hipokrizi e dekadencë. Mu për këtë, Jeton Neziraj si autor, dhe regjisori Erson Zymberi, ngjarjen e vendosin pikërisht në një mile të botës moderne, në Londër, ku një burrneshë të tillë ballafaqohet me gjitha veset devijonte të kësaj bote, ku ajo mëton ta ruajë çiltërinë e saj.

Rolin e burrsheshës Sos(e) e luan Tringa Hasani, atë të etnologes angleze Edit, Semira Latifi dhe të Julianit, që është personazhi antipod të burrneshës(burrë i feminizuar), Kushtrim Qerimi. Shfaqja është e karakterit kamertal, nuk zgjat as një orë, luhet “brenda” publikut, pa shumë skenografi(autor Bekim Korça), ose më saktë, me një skenografi sa më funksionale që nuk kërkon shumë ndërrime skenash, me pasazhe efekte muzikore nga Trimor Dhomi e koreografi të paktë nga Gjergj Prevezi,(të shtojmë se për ndriçimin e skenës përgjegjës ishte Mursel Bekteshi, publikut të Shkupit i la mbresa të mira. Sa për origjinalitetin e temës dhe vendosjes së saj në relacionin traditë, mentalitet, thyerje psikologjike në kohën e re, sa për lojën e harmonizuar mirë midis aktorëve, ku ndoshta, mund të ishte evituar karrikimi i tepruar (për fjalorin pis) të rolit të Julianit.

Related posts

BDI 8.2% gjithë tjerat bashkë 6.2%

Gazetamax.mk

Shtyhet seanca për rastin “Llaskarca”, mungoi inspektuesi Zekirija Zekiri

Gazetamax.mk

Gruaja shtatzënë që i shpëtoi shpërthimit në Mariupol, sjell në jetë vajzë

Gazetamax.mk