GazetaMax
Ballina

Bushi nderon futbollistin e kombëtares shqiptare, Jasir Asani

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka mirëpritur në zyrën e tij futbollistin nga Shkupi, Jasir Asani tashmë një nga ikonat e ndeshjeve të fundit dhe historike të kombëtares shqiptare në futboll.

“Djemtë tanë, modest e të përkushtuar, patriot e profesionist në punën e tyre po e bëjnë një komb të tërë krenar. Ende nën emocionet e fitoreve të mëdha të Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe hapit të madh drejt kampionatit Europian 2024 në Gjermani, me kënaqësi prita sot në takim golashënuesin e “golazove”, futbollistin nga Shkupi, Jasir Asani”, ka shkruar Bushi.

Suksesi i kombëtares shqiptare në futboll, shton ai, qëndron në rrënjët e bashkimit!

“E urova Jasirin për krenarinë që ai bashkë me shokët e tij të kombëtares po mbjellin në zemrat tona, e përgëzova për lojën e tij të jashtëzakonshme, shpirtin që i fal fanellës kuq e zi në çdo ndeshje”, ka shkruar më tej Bushi në një postim të tij në rrjetin social facebook duke shpërndarë dhe fotografi nga mikpritja e Jasir Asanit në kabinetin e tij.

Related posts

Ministri Nuredini: U prezantua Libri Dixhital i Ujit dhe Metodologjia për monitorimin e trupave ujorë

Gazeta Max

“Flamuri më i bukur në botë”, këndohet bukur nga Bekim Ibrahimi

Gazeta Max

Njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje, shumë vështirë e përballojnë ndryshimin e motit!

Gazeta Max