GazetaMax
Lajme

Bytyqi: Do të importohen punëtor nga jashtë, fillimisht nga Ballkani Perëndimor

Shkup, 6 shkurt – Ekonomia e Maqedonisë do të stimulohet me importimin e punëtorëve nga jashtë. Tregu do të liberalizohet, por nëse plotësisht apo i targëtuar, është ende një dilemë e hapur, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Fokusi në fillim, thekson Bytyqi në një intervistë për Dojçe vele, është rajoni i Ballkanit Perëndimor. Ideja është që të rriten kuotat vjetore dhe nëse ka nevojë dhe marrëveshje të përgjithshme, të targetohen edhe vendet e treta.

“Është e vërtetë që ka ende një shkallë papunësie të lartë prej 14 për qind dhe ka tendencë të ulet në periudhën në vijim, por po përballemi edhe me një dalje serioze të personelit nga shteti. Ky trend nuk është i pranishëm vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor dhe është për shkak të asaj që po ndodh në vendet e Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Belgjika, të cilat po hapin tregjet e punës, por kanë edhe migrim të punëtorëve në vendet e treta, thotë Bytyqi.

Ne si Ballkan Perëndimor, nënvizon ai, nuk kemi një politikë të tillë migracioni për të thënë se në drejtim të kujt hapemi.

“Por hapin e parë e hodhëm një vit e gjysmë më parë me nismën “Ballkani i Hapur”. Pjesë e këtij procesi janë edhe zgjidhjet ligjore për një numër unik identifikimi të tre vendeve Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që lidhet me një nga vlerat e Bashkimit Evropian, që është lëvizshmëria. Që fuqia punëtore të vijë më lehtë. Raporti i OECD tregon se lëvizjet brenda migracionit në Ballkanin Perëndimor janë në nivelin e 15 për qind të lëvizjes totale të migracionit. Ka ekzistuar më parë, ekziston tani, por ne duam ta artikulojmë edhe më shumë për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e Ballkanit Perëndimor, sepse jemi edhe kulturalisht më afër. Do të jetë shumë më e lehtë për njerëzit të lëvizin dhe të gjejnë rrugën e tyre në tregun e punës”, sqaron Bytyqi.

Ai thotë se nuk duhet të kemi një vend të privilegjuar për të synuar dhe prandaj, siç thotë, këtë javë do të bisedojmë në detaje me Odat ekonomike, organizatën e punëdhënësve, për të parë se çfarë, ku dhe sa na duhet.

Në vendin tonë, siç thekson, tashmë kemi punëtorë nga India që punojnë në industrinë e automjeteve dhe në sektorin e teknologjisë informatike. Gjithashtu në sektorin e ndërtimit kemi punëtorë nga Turqia lindore, ndërsa në autostradën e Kërçovës për në Ohër ku janë angazhuar punëtorë nga Kina.

Kemi vende, shton ai, ku kuotat përcaktohen në mënyrë dypalëshe me ndonjë një vend.

“Por madhësia e ekonomisë sonë nuk është e tillë që të kërkojë kuota të mëdha. Por nëse arrihet në përfundimin se është e nevojshme, pse të mos e bëjmë. Por është thelbësore që çdo gjë që bëjmë duhet të kontrollohet. Nëpërmjet institucioneve të sistemit, rregullimeve ligjore”, thekson Bytyqi.

Sipas tij, më mirë të ketë 100 punëtorë të regjistruar dhe lehtësisht të kontrolluar me të gjitha të drejtat e njeriut të mbrojtura, sesa 100 të paligjshëm që nuk janë të mbrojtur.

“Tregu i punës kërkon çdo vit 10 deri në 15 mijë vende. Para krizës arritëm në 25 mijë në një vit. Por për shkak të krizës është ulur, aktualisht kemi nevojë për 9000 vende pune që kërkohen në tregun e punës, por shumica e atyre që kemi si aplikantë aktivë kanë aftësi dhe njohuri që nuk përputhen me nevojat. Por unë personalisht nuk heq dorë nga punëkërkuesit aktivë, ata janë bashkëqytetarë tanë, të regjistruar dhe përpiqem që të rikualifikohen për nevojat e tregut të punës në të cilin do të paguhen më mirë. Mes tyre mund të ketë edhe disa me diplomë master, por që nuk i plotësojnë nevojat. Prandaj mendoj se ky proces vazhdon”, thekson Bytyqi./Zhurnal.mk

Related posts

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me temperatura deri 25 gradë

Gazetamax.mk

Petritsch: Plani evropian, hap i mirë përpara – Asociacioni s’duhet t’i ngjajë Republika Sërpskas

Gazetamax.mk

Osmani tregon kur do të komentojnë propozimin francez për heqjen e vetos

Gazetamax.mk