GazetaMax
Lajme

Bytyqi: Të përqendrohemi në bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë në rajonin më të gjerë

Athinë, 25 nëntor – Në këtë kohë të krizës duhet, jo vetëm të përqendrohemi në vendet e largëta me dallime të mëdha, por edhe në rajonin tonë dhe fqinjët tanë, në vendosjen e marrëdhënieve të qeta, besim dhe bashkëpunim me fqinjët, në ndërtimin e urave, të mbështetemi mes vete dhe ajo që është logjike, të jetojmë bashkë, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi në video porosinë e tij në Forumin e Mesdheut në Athinë “Circle the MED 2022”.

Siç informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, zëvendëskryeministri foli për rëndësinë e rajonit dhe bashkëpunimin mes vendeve të të gjithë Mesdheut, theksoi se lufta kundër Ukrainës e dëshmoi varësinë e importit nga Ukraina dhe nga Rusia gjë që shkaktoi rritjen e çmimeve dhe theksoi se “mund të punojmë bashkë në zhvillimin e strategjisë sonë për ushqim të qëndrueshëm me shfrytëzimin e teknologjisë moderne dhe me ndihmën e BE-së”, me çka rajoni do të bëhet më shumë i pavarur.

“Disa vende të Mesdheut dëshmuan se kjo është e mundur nëse novacionet vendosen para populizmit dhe politikës. Me energjinë ripërtëritëse, mundësitë për prodhim të ushqimit dhe turizmit, plus të gjitha opsionet e tjera për zhvillim ekonomik do të kemi rezultat shumë pozitiv. Nuk duhet ta humbim mundësinë, duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe të fillojmë ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët”, porositi Bytyqi.

Theksoi se gjithçka që ndërtohet, pa dallim nëse janë rrugë, autostrada, largpërçues elektrikë dhe gazsjellës veçanërisht është me rëndësi të shihet në mënyrë rajonale, e jo individuale dhe si shembull e përmendi pandeminë dhe krizën shëndetësore e cila “dëshmoi sa është i vështirë menaxhimi me mungesën e furnizimit”, kur çdo vend kishte rregullat e tij të udhëtimit.

Potencoi se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj para në drejtim të bashkëpunimit rajonal përmes marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bytyqi foli edhe për marrëdhëniet energjetike dhe bashkëpunimin me fqinjët, përkujtoi se pas zgjedhjes së kontestit me emrin, me Greqinë e ndërtojmë interkonektorin për gaz natyror, vendi merr pjesë në terminalin për gaz natyror të lëngshëm në Aleksandropol dhe pritet investimi i madh grek me hidrocentralin e ri në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e përmendi edhe ndërtimin e interkonektorit me Shqipërinë.

Theksoi se jemi rajon i diellit dhe ekzistojnë kapacitete të mëdha të cilat mund të përmbushen me fotovoltaikë.

“Ne e shohim veten si pjesë të Evropës. Evropa aktualisht po vuan nga çmimet e larta të energjisë që e bëjnë industrinë evropiane më pak konkurruese ndaj Amerikës së Veriut ose zonave të tjera. Kjo është një mundësi e madhe për Mesdheun si partner natyror”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike.

Related posts

Projekt rajonal “Sigurimi i cilësisë së punës së koordinatorëve për lidhje me kompanitë”

Gazetamax.mk

Mbrojtja infrastrukturore është e rëndësishme në procesin e përmirësimit të sistemit të sigurisë

Gazetamax.mk

Mbledhje e Komisionit kuvendor për Mbikëqyrje të Punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit

Gazetamax.mk