GazetaMax
Lajme

“Çdo plumb ka një objektiv” – ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet nga përdorimi i armës në Tearcë

Shkup, 15 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Tearcës, sot organizojnë ngjarjen “Çdo plumb ka një objektiv” në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin e opinionit për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta (AVL).

Ngjarja do të mbahet në sallën e sportit të SHF “Kiril Pejçinoviq” në fshatin Tearcë.

Siç paralajmërojnë nga UNDP-ja, fjalim do të kenë kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, kreu i SPB-së Tetovë Amir Dalipi dhe zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Sanja Bojaniq.

Related posts

BDI-Zhelinë: Blerim Sejdiu e la pa ujë Grupçinin

Gazeta Max

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

Gazeta Max

132 pasagjer të avionit MU 5735 janë të vdekur, zyrtarët japin detaje mbi aksidentin ajror në jug të Kinës

Gazeta Max