GazetaMax
Teknologji

CEO i Google thotë se motori i kërkimit do të ndryshojë thellësisht në 2025

CEO i Google Sundar Pichai thotë se motori i kërkimit i kompanisë do të ndryshojë thellësisht në 2025-ën. “Mendoj se do të jemi të aftë të adresojmë edhe pyetjet më komplekse,” tha Pichai gjatë samitit DealBook të New York Times ditën e Mërkure.

“Mendoj se do të surprizoheni, madje edhe në fillim të 2025, për gjërat që Seach do të mund të bëjë krahasuar me sot.”

Pichai ju përgjigj komentit të CEOs të Microsoft Satya Nadella në fillim të vitit ku ai kishte thënë se Google duhej të ishte fituesi i sigurte i garës AI. “Do të dëshiroja të bëjmë një krahasim të modeleve tona,” tha Pichai.

Ai shtoi se Microsoft po përdor modelet e dikujt tjetër duke lënë të kuptohet për OpenAI. “Kur përpara rreth asaj çfarë po vjen, jemi në fazat e para të një ndryshimi dramatik,” tha Pichai.

“Mendoj se ka kaq shumë hapësirë për inovacion përpara. Jemi të përkushtuar që të bëhemi lider në këtë fushë, dhe mendoj se jemi.”

Google filloi ndryshimet në motorin e kërkimit këtë vit duke integruar inteligjencën artificiale në të. Kompania gjithashtu po përgatitet për linçimin e një modeli Gemini që do të konkurrojë me Microsoft, OpenAI dhe Perplexity. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Related posts

Merriam-Webster: “Polarizim”, fjala e vitit 2024

Gazeta Max

Ekosistemi i pajisjeve Galaxy ofron produktivitet edhe më të madh

Gazeta Max

Android 16 sjell një risi serioze

Gazeta Max