GazetaMax
Lajme

“Certifikata e martesës” në Durrës, komedia premierë elektrizoi publikun

Një certifikatë e munguar martese, që rrezikon të shkatërrojë një çift që është bashkë prej 30 vitesh. Batuta, të qeshura dhe në fund mesazhi që dashuria triumfon pavarësisht tallazeve të jetës që kalon një çift.

Këto solli premiera e komedisë “Certifikata e martesës” në Durrës. Ajo u prit mjaft mirë nga publiku, kryesisht në moshë të re, që kishte mbushur plot sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

E shkruar nga dramaturgu izraelit Ephraim Kishon, komedia e Driada Dervishit dukej sikur i fliste publikut durrsak me personazhet dhe historitë familjare që i përngjajnë atyre që shpesh dëgjojmë në rrethin shoqëror.

 “Është në qendër një familje, që ne mund ta njohim e kemi shumë pranë, por njëkohësisht edhe personazhet dhe situatat na duken mjaft familjare dhe të ngjashme”,-tha Driada Dervishi, regjisore.

 “Jam i bindur që nuk do të mbetet artdashës durrsak që nuk do të gjejë dy – tre histori të jetës së vet në këtë shfaqje. Kjo komedi është ‘Pallati 176’ i Izraelit”,-tha aktori Gentian Zenelaj.

Ndërsa tragjeditë familjare po pushtojnë përditë e më shumë kronikën e zezë në vend, Zenelaj thotë që të gjithë duhet ta shohin këtë shfaqje.

 “Kjo është shfaqja që duhet ta shikojnë çiftet që kanë probleme në martesën e tyre. Kjo është shfaqja ku dashuria triumfon dhe mbi të gjitha triumfon familja, kjo celulë kaq e fortë e shoqërisë”,- u shpreh Zenelaj.

Duartrokitjet e ngrohta të publikut në sallë janë një ogur i mirë, që edhe për netët e tjera komedia “Çertifikata e martesës” do të pritet mjaft mirë nga artdashësit.

Related posts

Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim në lidhje me terminet

Gazeta Max

Ja pse nuk ka vaj për gatim nëpër markete

Gazeta Max

Qeveria humb betejën në gjykatë me personat me aftësi të kufizuar

Gazeta Max