GazetaMax
Lajme

Cërvenkovska: Drejtësia nuk duhet të njohë diskriminim dhe paragjykime nëse duam një gjyqësor të besueshëm

Shkup, 18 nëntor – Vlerat evropiane nuk njohin diskriminim në baza gjinore, ndërsa është e nevojshme që ne të ndjekim proceset dhe të marrim pjesë në krijimin e një shoqërie të barabartë që ofron mundësi të barabarta për të gjithë dhe që përfshin gruan si një faktor identik në krijimin e të ardhmes së shtetit, theksoi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, gjatë promovimit të publikimit të OSBE-së kushtuar barazisë gjinore dhe diversitetit gjyqësor.

Sipas Cërvenkovskës është kënaqësi që OSBE-ja ka bërë hulumtime në gjyqësor me fokus në çështjen e barazisë gjinore dhe funksionalitetin e sistemit gjyqësor në një situatë ku kemi gra në pozita të larta, por edhe një numër të madh të gjyqtareve femra.

“Por, ky studim i OSBE-së poashtu përmes rekomandimeve ilustron një sistem më të përsosur në të cilin diskriminimi është i izoluar, jo vetëm sipas gjinisë, por edhe në bazë etnike, me potencimin e të drejtave të njeriut të komuniteteve më të vogla, ose anëtaret femra të cilat përballen me trajtim të pabarabartë gjatë regjistrimit në Akademinë e gjyqtarëve dhe Prokurorëve publikë ose gjatë konkurseve për punë”, deklaroi Cërvenkovska.

Studimi i OSBE-së, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor, thekson një numër më të madh të kategorive të qytetarëve të cilëve u mohohen disa të drejta gjatë procesit gjyqësor duke rrezikuar kështu të drejtën për drejtësi. Me ekzistimin e rasteve të tilla cenohet legjitimiteti i gjyqësorit, ndërsa shteti është në një fazë ku është e nevojshme të tregohet një nivel i lartë i së drejtës, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut si parakusht i rëndësishëm për gjyqësor pa diskriminim, atë që nga ne e kërkojnë edhe vlerat evropiane.

“Të gjitha rekomandimet tregojnë për mangësi të sistemit gjyqësor që nxisin diskriminimin dhe pastaj ajo ndikon në vlerësimet e gjyqësorit dhe krijon qytetarë që humbasin besimin. Prandaj mendoj se sado që kemi bërë për barazinë gjinore apo mosdiskriminim në baza etnike, ne ende duhet të zhvillojmë mekanizma për të mbrojtur të gjithë qytetarët dhe atyre që janë pjesë e gjyqësorit ose konkurrojnë për të qenë pjesë dhe atyre që janë në anën tjetër – palët në procedurë gjyqësore”, shtoi Cërvenkovska.

Nëse shikoni përmes shifrave konfirmohet një përqindje e lartë e përfaqësimit të femrave. Në Këshillin Gjyqësor janë gjashtë anëtare gra, ndërsa në administratën e Këshillit nga gjithsej 33 të punësuar, 23 janë gra. Sa i përket numrit të gjyqtarëve për momentin kemi 257 gjyqtare kundrejt 156 gjyqtarëve ose në përqindje gjyqësori në vend ka 62 për qind femra. Në administratën gjyqësore kemi 1.234 gra ose 62 për qind të të punësuarve. Këto përqindje të larta flasin se gjyqësori nuk kufizon apo diskriminon në baza gjinore. Drejtësia nuk duhet të njohë diskriminim dhe paragjykime, vetëm atëherë do të kemi një gjyqësor të cilit do të mund t’i besohet”, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.

Related posts

Qeveria e miratoi Planin e Veprimit për Strategjinë e barazisë dhe mosdiskriminimit

Gazetamax.mk

Dhënia e të dhënave personale në internet, qytetarët ndihen të shqetësuar

Gazetamax.mk

Punëtori për trendet moderne në dizajnimin dhe ndërtimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve

Gazetamax.mk