GazetaMax
Ballina

Çfarë i bëjnë trupit valët e telefonit?

Epoka dixhitale sa ndihmuese është aq edhe shkatërruese duket të jetë. Organizata Kombëtare e Shëndetit dhe disa mjekë rusë, paralajmërojnë se telefonët celulare janë të dëmshëm për shëndetin.

Ata janë të shqetësuar seriozisht për efektet e fushave elektromagnetike në trupin tonë. Rrezatimi elektromagnetik nga telefonët celularë, është veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna dhe fëmijët. Sipas Nikolai Kononov, nënkryetar Organizatës Botërore të Shëndetit, këto fusha kryesisht ndikojnë në sistemin tonë nervor, riprodhues dhe endokrin.

Gjithashtu, Kononov thotë se 70% e njerëzve janë të prekur nga ky rrezatim elektromagnetik, pasi në një botë të drejtuar nga teknologjia është gati e pamundur që të ndalojmë përdorimin e tyre.

Megjithatë, ne duhet t’i shfrytëzojmë këto valë në mënyrë racionale. Duke përdorur pajisjen vetëm për telefonata të shkurtra, mund të zvogëlohet rreziku por është e rëndësishme që telefonin mos ta mbani në xhep,kështu do të jeni më të mbrojtur nga rrezatimi elektromagnetik.

Related posts

Pse njerëzit jokompetentë duket se kanë më tepër vetëbesim

Gazetamax.mk

20 gjëra që duhet të bëni nëse keni respekt për veten

Gazetamax.mk

A bën të hani vezë nëse keni kolesterol të lartë?

Gazetamax.mk