Ish-ministri socialist Saimir Tahiri ka vendosur t’i rikthehet jetës publike, teksa ka vendosur që pas rreth 3 vitesh të bëhet aktiv në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Këtë enjte, ai ka ndryshuar fotografinë e profilit në Facebook.
Një fotografi portret e realizuar më shumë se 3 vite më parë, kur Saimir Tahiri përballej me SPAK dhe shprehej nga dyert e drejtësisë së re, atëkohë, se do të luftonte për pafajësinë dhe falenderonte mijëra qytetarët dhe ndjekësit që kishin besuar tek ai.
Saimir Tahiri mbetet një nga figurat më të dashura nga socialistët e thjeshtë dhe këtë e tregon dhe mbështetja e madhe që ai ka marrë sapo ka ndërmarrë një veprim kaq të thjeshtë, si zëvendësimi i fotografisë së profilit.
Janë me qindra qytetarë që e komplimentojnë për standardin që ai vendosi në Policinë e Shtetit, ndërsa edhe i kujtojnë se ai ishte “një viktimë” që karrierën politike ia shkatërruan bashkëpunëtorët e tij politikë, ose më saktë, ish-at.
