GazetaMax
Ballina

Çfarë ushqimesh duhet ngrënë nëse keni diarre

Diarreja është fenomen i zakonshëm.

Shumica e njerëzve përjetojnë të paktën një herë apo dy herë në vit episode të diarresë, e të cilat zhduken brenda pak ditëve.

Fatmirësisht ka disa ushqime të cilat e ndihmojnë individin t’i zvogëlojnë simptomat e diarresë.

Diarreja karakterizohet nga jashtëqitje më të lëngshme sesa të ngurta, dhe personat me sëmundjen e Crohnt apo IBS mund të përjetojnë diarre më rregullisht.

Cilat ushqimet duhet ngrënë kur keni diarre?

Personat me probleme të diarresë duhet të hanë ushqime të buta, sepse ushqimet komplekse dhe të djegësta mund t’i irritojnë zorrët.

Ushqimet e buta përfshijnë:

– Bananet
– Orizi i bardhë
– Tosti apo buka
– Patate të ziera

Çfarë duhet pirë?

Lëngjet janë vitale për rikuperimin e shpejt. Personat me diarre duhet të pinë shumë ujë gjatë ditës sepse uji ndihmon në parandalimin e toksinave dhe në largimin e toksinave nga trupi.

Përveç ujit, rekomandohet të pini edhe ujë kokosi, ujë me elektrolite dhe pije sportive.

Ushqimet që duhet shmangur

Ushqimet që e keqësojnë diarrenë janë ushqimet e djegësa, ushqimet e fërguara, ushqimet me sheqer artificial, ushqimet me shumë fibra, hudhra, qepa, frutat citrik, produktet djathore, etj.

Pijet që duhet shmangur

Pijet me kafeinë, si kafja, çaji dhe pijet freskuese, mund ta stimulojnë së tepërmi sistemin tretës dhe t’i keqësojnë simptomat. Prandaj është mirë t’i shmangni pijet e tilla. 

Related posts

Kush po punon më shumë në Korridorin 8? Balluku dhe Mickoski me kritika për shtetet e njëri-tjetrit

Gazeta Max

Kreu i Bogovinës, Emshiu priti në takim kryetarin e Vitisë, Qemajl Aliun

Gazeta Max

Kënga “Larg meje” nga Kristo Thano pëlqehet e këndohet nga të gjithë

Gazeta Max