GazetaMax
Sport

Chelsea dhe Los Angeles FC po presin përgjigjen e Aubameyangut

Pierre Emerick Aubameyang e ka të ardhmen ende të paqartë nëse do të qëndroj te Chelsea apo do të largohet gjatë këtyre ditëve.
Gjiganti londinez ka arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit nga Gaboni te skuadra amerikane Los Angeles FC, por vazhdon të mungojë ende përgjigja pozitive nga Auba.
33-vjeçari ka kërkuar ende kohë për të menduar nëse do t’i bashkohet si huazim skuadrës amerikane ose jo.

“Chelsea dhe LAFC janë duke pritur që Pierre Emerick Aubameyang të vendosë për të lëvizur në MLS. Është hap vendimtar për të vazhduar me marrëveshjen e huazimit”.
“Chelsea është duke kërkuar zgjidhje për Auban, pasi MLS mund të jetë një opsion, por mungon ‘drita jeshile’ nga ana e lojtarit që është e nevojshme tani”, ka shkruar Fabrizio Romano.

Përpos Los Angeles FC edhe skuadra të tjera amerikane kanë shprehur interesim për afrimin e sulmuesit gabonez, i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Milani është një tjetër opsion për Aubameyangin, por Rossonerët duhet të presin afatin kalimtar veror. 

Related posts

UP ‘Hasan Prishtina’ kampion bote në hendbollin universitar

Gazetamax.mk

Vasseur: Për problemet e Alfa Romeos ka gisht edhe Latifi

Gazetamax.mk

Punë e kryer: Torreira, shumë shpejt lojtar i Galatasaray

Gazetamax.mk