GazetaMax
SPORT

Chelsea e do transferimin e Nkunku qysh në merkaton e janarit

Chelsea do të synojë edhe disa lëvizje të reja në merkaton e janarit.
‘Blutë’ e Londrës bënë disa përforcime në merkaton e verës, por jo të gjitha ato lëvizje dolën të qëlluara.
Tani, sipas raportimeve të ‘Mirror’, skuadra e Chelsea po synon goditjen e madhe në merkaton e janarit. Ata thuhet se duan Christopher Nkunku.
Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ thuhet të kenë një marrëveshje personale me lojtarin, prandaj synojnë ta afrojnë atë në klub qysh herët në fillim të vitit tjetër.
24-vjeçari vazhdon të jetë një nga lojtarët më atraktivë në Bundesliga.
Mbetet të shihet nëse Chelsea do të arrijë të bëjë edhe lëvizjen finale për shërbimet e Nkunku. 

Related posts

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

e-max

Mësohet arsyeja e rikthimit të Alvesit te Barcelona

e-max

Bëhunu gati rossonerë, Milan po vjen me tri përforcime “bombë”

e-max