GazetaMax
SPORT

Bëhunu gati rossonerë, Milan po vjen me tri përforcime “bombë”

AC Milan, ka lëvizur paraprakisht për të arritur tre nënshkrime për sezonin e ardhshëm raporton OneFootball.
Ashtu siç bëri verën e kaluar AC Milan pritet të jetë sërish një nga klubet më aktive në treg. Rossonerët punojnë në objektivat e tyre paraprakisht dhe, sipas OneFootball, AC Milan tashmë ka afër tre nënshkrime për sezonin e ardhshëm. Një për çdo departament, përcjell ORAinfo.
Blerja e Sven Botman, nga Lille konsiderohet një formalitet. Mbrojtësi holandez ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjtë që nga janari. Ai do të formojë dyshen qendrore në mbrojtje për sezonin e ardhshëm përkrah Fikayo Tomorit. AC Milan vazhdon të negociojë me Lille për tarifën e transferimit, por operacioni duhet të mbyllet për një shifër afër 33 milionë euro.

Sven Botman, do të bashkohet në aventurën e tij në AC Milan nga Renato Sanches. Portugezi, pavarësisht disa pengesave të fundit, duhet t’i bashkohet AC Milan kur të hapet dritarja e transferimeve të verës. Sanches konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Franck Kessie. Maldini dhe Massara janë të sigurt se Renato Sanches do të jetë një përmirësim mbi Kessie në vend të zëvendësimit të tij.
Transferimi i Sanches, favorizohet nga situata e tij kontraktuale. Ish-ylli i Bayern Munichut bëhet lojtar i lirë në një vit dhe Lille detyrohet ta shesë atë kur të përfundojë sezoni. Çmimi është 18 milionë euro. Një tarifë e volitshme për një lojtar të kalibrit të tij edhe pse lëndimet e kanë penguar karrierën e tij.

Më në fund sulmi. Divock Origi, do t’i bashkohet AC Milan si lojtar i lirë. Sulmuesi i Liverpool do të kompletojë treshen sulmuese të kuqezinjve sezonin e ardhshëm. Origi do të sjellë përvojë të vlefshme ndërkombëtare. 26-vjeçari është në bisedime të avancuara për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me rreth 3.5 milionë në sezon. /ORAinfo/

Related posts

Arbnor Aliu i thotë “Po” Kosovës: I lumtur që do të luaj për vendlindjen e prindërve

e-max

Trukim i pastër – Dy ekipe nigeriane bëhen virale në rrjetet sociale për gjuajtjen “e çuditshme” të penalltive

e-max

Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey

e-max