GazetaMax
Lajme

Chollet: Mbështesim fuqishëm procesin e anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut

Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që mund të duken të vogla, por janë politikisht mjaft të vështira, tha Derek Scholle, këshilltari i Departamentit të Shtetit në një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit sot.

Schole iu përgjigj kësaj pyetjes së senatorit demokrat nga Konektikati, Chris Murphy: “Më tregoni pak se cilat janë përfitimet e prekshme që do të merrte Maqedonia e Veriut duke u anëtarësuar në BE?” Pse është vërtet e rëndësishme që ata të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me Bullgarinë në mënyrë që të mund të hyjnë në Bashkimin Europian?

– Ata duhet të marrin disa vendime të vështira për ndryshimet kushtetuese që u kërkohet të bëjnë. Ata janë të gatshëm t’i bëjnë ato ndryshime, por politika është e vështirë. Dhe ajo që ata duhet të dëgjojnë nga të gjithë ne është mbështetja jonë për të bërë këto ndryshime që do të dukeshin të vogla, por janë politikisht mjaft të vështira, dhe që do të ndihmojnë për të zhbllokuar fazën tjetër të procesit të anëtarësimit të tyre në BE, u përgjigj Chollet.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është një partner i shkëlqyer, aleat i NATO-s dhe lider rajonal.

– Ne mbështesim me vendosmëri integrimin e mëtejshëm të plotë evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Përsëri, ata janë aleatë të shkëlqyer të NATO-s. Korrikun e kaluar ata hapën procesin e tyre të anëtarësimit me BE, të cilin ne e mbështesim fuqishëm, tha ai.

Related posts

Dorëzohet çmimi shtetëror “11 Tetori”

Gazetamax.mk

143 qytetar vuajnë burgun për shkak të Covid-19

Gazetamax.mk

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

Gazetamax.mk