GazetaMax
Adrenaline

Christian Atsu nxirret i gjallë nga rrënojat që la tërmeti i fuqishëm në Turqi – i lënduar në këmbë dhe me vështirësi në frymëmarrje

Christian Atsu është gjetur i gjallë dhe po shërohet në spital pasi u nxjerr nga rrënojat pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Më shumë se 4000 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit katastrofik që goditi të dy vendet gjatë natës, duke rrafshuar lagjet ndërsa familjet ishin në gjumë.
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi filloi për ish-lojtarin e Chelseat dhe Newcastles, dhe është raportuar gjerësisht se ishte i suksesshëm.
Gazeta A Bola raportoi se Atsu u gjet, duke shtuar se ai është transportuar në spital pasi pësoi lëndime në këmbën e tij të djathtë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.
Gazetari Saddick Adams më pas pretendoi se ai kishte qenë në kontakt me ekipin drejtues të Atsu dhe se ata kishin konfirmuar se anësori ishte i sigurt.
Dy nga shokët e tij të skuadrës në Hatayspor, si dhe anëtarë të stafit teknik u tha se ishin nxjerrë nga rrënojat më herët gjatë ditës.

Numri i të vdekurve në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore vazhdon të rritet pas dy tërmeteve që kanë shkatërruar qytete në një rajon të madh.
Tërmeti fillestar goditi gjatë natës, me një magnitudë të shkallës Rihter prej 7.8 ballë. Një tërmet i dytë pasoi rreth orës 13:30 me orën lokale të së hënës pasdite. Zyrtarët thanë se ky nuk ishte një pasgoditje.

Related posts

Berisha ka synime të mëdha 

Gazetamax.mk

Rriten shpresat e Arsenal për Tielemans, Leicester zbret kërkesat

Gazetamax.mk

Trukim i pastër – Dy ekipe nigeriane bëhen virale në rrjetet sociale për gjuajtjen “e çuditshme” të penalltive

Gazetamax.mk