GazetaMax
Ballina

Çka ndodh nëse flini pak

Kur ndiheni shumë të lodhur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur ju mungon kapaciteti i trurit.
Një studim i ri ka treguar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi, Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience”, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit, transmeton lajmi.netDuke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut.
Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyq në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.Prandaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

Related posts

Hitet e verës s’kanë të ndalur për David Dreshaj, gati super projekti i ri

Gazetamax.mk

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

Gazetamax.mk

Boronica e kuqe, antibakteriali i fuqishëm natyral

Gazetamax.mk