GazetaMax
Ballina

Covid lë pasoja në zemër dhe tru

Frika nga infektimi me koronavirus nuk është më e pranishme, por pasojat që ky virus lë në shëndet pas tejkalimit të sëmundjes po bëhen gjithmonë e më evidente. Në një intervistë për Televizionin Klan, mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg thotë se truri dhe zemra janë më të prekurat.

“70% e pacientëve që kanë kaluar Covid dhe janë të shëruar vazhdojnë të vuajnë nga probleme psikike, që nga ankthi depresioni dhe probleme të tjera. Çrregullimet kardiovaskulare zënë vendin e dytë në Europë, infarkti i zemrës, miokarditet. Po ashtu vend të rëndësishëm zënë çrregullimet neurologjike, gastrointestinal, janë një seri pasojash që Covid ka lënë tek ata që janë të shëruar”.

Një studim i kryer së fundmi në Amerikë ka nxjerrë në pah rritjen me 15 % të vdekshmërisë si pasojë e atakut kardiak në moshat 40-64 vjeç.

“Shumë studime amerikane, por dhe ato evropiane, kanë zbuluar që një përqindje shumë e lartë e pacientëve që kanë kaluar Covid kanë patur dhe probleme kardiovaskulare, nga 1 mijë raste Covid të shëruar, rreth 20 raste kane patur infarkt, 30 raste insuficencë…”

Por disa prej pasojave që Covid-19 ka lënë në organizëm sipas mjekëve mund të mbahen nën monitorim dhe janë të trajtueshme, nëse kapen në kohë.

Related posts

​Helmi i oktapodit mund të përdoret në luftën kundër tumoreve më agresive

Gazetamax.mk

Personazhi karizmatik Ludovik Karrica ka ditëlindjen, motra e suprizon në Prishtinë

Gazetamax.mk

Anxhela Noti gati me një super këngë, shumë shpejt me klip

Gazetamax.mk