GazetaMax
Lajme

Dalja në Qendër Zhupë deri në orën 11:00 është 8,38 për qind

Dibër, 17 prill – Në komunën e Qendër Zhupës, ku sot mbahen zgjedhjet për kryetar komune, deri në orën 11:00 e kanë realizuar të drejtën e votës 593 persona ose 8,38 për qind, nga gjithsej 7077 votues të regjistruar.

“Pjesëmarrja në votime po rritet gradualisht, gjë që është e zakonshme për çdo zgjedhje. Deri në orën 9 kemi pasur një pjesëmarrje prej 2.17 për qind ndërsa dy orë më vonë dalja ka qenë 8.38 për qind. Në të 16-të vendvotimet procesi zgjedhor shkon pa probleme, tha Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Dje duhej të votonin 57 persona të sëmurë dhe të pamundur, aq sa pranoi komisioni nga 61 kërkesat e paraqitura. 52 persona e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, ndërsa pesë të tjerët nuk e kanë bërë këtë për arsye të ndryshme, përfshirë vdekjen e ndodhur ndërkohë, trajtim spitalor apo dokument identifikimi të pavlefshëm.

Related posts

Taravari me letër të hapur ambasadorëve: Të ngrisim një front perëndimor kundër murtajës së korrupsionit

Gazetamax.mk

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Këshilli i Ministrave të BE-së vendos sot

Gazetamax.mk

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Denis Tot

Gazetamax.mk