GazetaMax
Lajme

Dan i fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kryetari i Qytetit së Bukureshtit, Nicusor Dan, i ka fituar zgjedhjet në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, ka raportuar BBC.

Pas numërimit të 100 për qind të votave, Dan ka marrë përkrahjen e 6.17 milionë banorëve apo 53.6 për qind të votave, derisa kundërkandidati i tij, Simion, ka fituar 5.34 milionë vota apo 46.4 për qind.

Dan iu drejtua mbështetësve, duke thënë se kjo fitore tregon se Rumania mund të ndryshojë.

“Është fitorja e juaj, e dini. Është fitorja e mijëra e mijëra njerëzve që bënë fushatë, që besuan se Rumania mund të ndryshojë. Mos e harroni këtë forcë, sepse kemi ende punë për të bërë”, ka deklaruar Dan.

Simion e pranoi mbrëmjen e së dielës disfatën, derisa uroi kundërkandidatin për fitoren.

“Jam krenar për ju dhe e përgëzoj kundërshtarin tim për fitoren”, tha Simion në një postim në Facebook.

Related posts

FAKE NEWS / Deri ku shkon propaganda Serbe !?

Gazeta Max

Rregulla më të ashpra për migracionin, më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor! Çfarë përmban marrëveshja për bashkëqeverisjen në Gjermani

Gazeta Max

Sqarohet Zaev: Nuk planifikoj puç në LSDM, partinë e bashkova dhe rrëzova një regjim

Gazeta Max